Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët e portit të Barit, teksa udhëtonte nga Shqipëria në Itali. Ai rezulton të jetë ndaluar për shkak se në automjetin e tij, janë sekuestruar 3.5 kg cannabis stativa.

Ajo që u ka bërë përshtypje karabinierëve të portit të Barit, është mënyra se si shtetasi shqiptar kishte mundur ta fshinte brenda në automjet sasinë e drogës.

Sipas të dhënave, ai ka futur sasinë e drogës brenda një materiali plumbi, gjë e cila nuk ka lejuar rezet e skanderit të depërtojnë në këtë pjesë. Për pasojë automjeti ka kaluar qetësisht në Durrës, ndërkohë që është ndaluar nga policia Italiane. Menjëherë pas konstatimit të kësaj sasie droge, ndaj shtetasit shqiptar është marrë masa e arrestit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com