BARI - Guardia di Finanza në Bari të Itali ka arrestuar një shtetas shqiptar që udhëtonte me 600 doza “Vidatox”, një ilaç që nxirret nga përpunimi i helmit të akrepit e që në disa vende - por jo në Itali - përdoret për kurimin e tumoreve.
Mësohet se shqiptari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është denoncuar nga autoritetet italiane. Në momentin e ndalimit, shqiptari sapo kishte zbritur nga trageti “Adriatica 1”. Ai po udhëtonte me një autobus turistësh që kishte si destinacion një lokalitet në veri të Italisë, bënë të ditur mediat e vendit fqinj.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com