Bari, kapet skafi me 1.3 ton 
kanabis, në pranga 2 shqiptarë

Bari, kapet skafi me 1.3 ton <br />kanabis, në pranga 2 shqiptarë
ITALI-Guarda di Finanza ka ndaluar mëngjesin e sotëm në Bari të Italisë një skaf që po tentonte të trafikonte 1360 kg kanabis sativa.

Si posedues të kësaj lënde narkotike janë arrestuar në bordin e skafit, 2 shqiptarë. Të arrestuarit janë me inicialet G.I 24 vjeç dhe B.K 52 vjeç.
 
Arrestimi i tyre ka ardhur pas aktivizimit prej 24 orësh të sinjaleve te alarmit nga pala shqiptare.

[gallery]20698[/gallery] 

Policia italiane me anë të njësive operative te Guardia di Finanza në Durrës e Vlorë dhe atyre te Pulias u vu menjëherë ne gadishmëri dhe pas identifikimit të mjetit lundrues janë venë në ndjekje me mjetet e tyre detare të shpejta për ndalimin e skafit të kundraligjshem dhe kapjen e trafikantëve.
 
Autoritet e të dy policive vijonë hetimet për të zbuluar të implikuar të tjerë në trafik dhe lidhjet me dy mjetet lundruese të ndaluara në bregdetin shqiptar me skafistët italianë.

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve