BARI - Mbërrin në portin e Barit anija “Fryma e Tregtarëve të Pierut” me 49 të shpëtuar nga trageti në flakë “Norman Atlantic”. Ekipet e shpëtimit që kanë punuar gjatë gjithë natës kanë mundur të tërheqin rreth 310 persona nga Norman Atlantik e cila mori flakë në brigjet e Greqisë, por 168 persona mbeten të bllokuar në bord, sipas marinës italiane.

Një ekip mjekësor dhe një operator fluturimi janë në bord tejksa operacioni i shpëtimit vijon. Prefekti i Barit, Antonio Nuziante i pranishem në port teksa tha: “Për momentin situata është e qëndrueshme.

Një mjek po shkon në bord për të kontrolluar shëndetin e disa udhëtarëve të cilët duhet të transportohen në spital ose në qendra që ne kemi krijuar në terminalin e lundrimit”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)