PERMET - Reshjet e dendura kanë izoluar dy barinj në malin e Nemërçkës në Përmet, të cilët kanë njoftuar familjarët për ndihmë, të cilët i janë drejtuar zyrës së Emergjencave Civile. 

Ministra e Mbrojtjes pas kërkesës së ardhur nga drejtoria e Emergjencave Civile, u vu menjëherë në lëvizje, për t’i ardhur në ndihmë barinjve të bllokuar si rezultat i kushteve atmosferike në Çarshovë, në pllajën e malit te Nëmërçkë vuri në lëvizje një nga helikopterët SAR. Falë ndërhyrjes me helikopter u bë transporti i njërit prej barinjve i cili ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore si dhe dërgoi ushqime për barinjtë dhe bagëtitë. Helikopteri dërgoi dhe 3 punonjës për hapjen e rrugës së bllokuar.

Për tre ditë me radhë si pasojë e rreshjeve dhe trashësisë së dëborës në këtë mal, barinjtë kanë ngelur të izoluar së bashku me 300 krerë bagëti. Prej më shumë se 48 orësh, ata dhe gjëja e gjallë, ngelen pa ushqimin bazik, çka mund të shoqërohet me një situatë aspak shpresdhënëse për vazhdimin e jetës, sidomos të krerëve.

Sipas të dhënave nga familjarët e dy barinjve, ata i kishin konsumuar të gjitha llojet e ushqimeve që kanë pasur me vete.

Ndonëse sot dita me diell, ekspeditat për shpëtimin e tyre nga toka, kanë rezultuar të pasuksesshme, çka sipas familjarëve lind nevojën e një ndërhyrje adekuate nga ajri. Në mungesë të kësaj ndërhyrjeje, rruga më e shkurtër dhe më e sigurtë tokësore, është kalimi në territorin grek pasi është më afër se në zonën e Çarshovës.

Në mot me rreshje dëbore, mali Nemërçkë, mbulohet me një trashësi gati 100 cm.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)