Gjithkush që e ka njohur Berishën e hershëm ka pasur bindjen e thellë se po të vijë puna që ky përbindësh të shtrëngohet ta lërë pushtetin, ai do kapej pas kangjellave të Presidencës dhe nuk do shkulej pa e tërhequr zvarrë me gjithë kangjella.
Kjo është profecia që po vërtetohet. Veç jo me kangjella dhe Presidencë, por me PD dhe opozitë.
Sot nuk ka asnjë dilemë se për çfarë i është dashur Berishës vula.
Dy vite me radhë i gënjeu demokratët kur u premtoi bashkimin dhe fitoren. Ata, për shkak të tij, sot janë më të përçarë, më të dëshpëruar, më larg fitores, se kurrë.
Hetimi i nisur nga SPAK, arrestimi i dhëndrit, masa e dhënë ndaj vetë atij, si dhe zhvillime të tjera majtas dhe djathtas, tregojnë se PD-ja i është dashur pikërisht për këtë ditë.
Ka shpresuar se nëpërmjet saj do të mbante larg Drejtësinë, se duke e shndërruar selinë në një bunker nuk do t’i afrohej rreziku, se duke u vetëflijuar demokratët si kamikazë do t’i ripërtëriheshin forcat.
Nuk është rastësi pse një numër i të implikuarve në dosjen e kompleksit “Partizani” janë sot mbrojtësit e tij më të zjarrtë.
Janë pikërisht ata që iu bashkuan të parët turravrapit të tij drejt kurrkundit, ashtu sikurse nuk është për t’u habitur se si të ngjashëm me probleme me drejtësinë, i janë bërë gardh dhe shpresojnë se, nëpërmjet zhurmës dhe kaosit, do të arrijnë të shpëtojnë të thatë nga barka që po fut ujë.
Lajmi i mirë në gjithë këtë histori është se qytetarët shqiptarë janë thellësisht indiferentë ndaj asaj që po ndodh, pavarësisht zhurmës mediatike.
Prokuroria e Posaçme po tregon se është e vendosur t’i shkojë në fund korrupsionit tridhjetëvjeçar.
Goditja e Berishës dhe e familjes së tij është prova e sigurt se gjithë hajdutët e tjerë i pret i njëjti fat mbi të njëjtën barkë të çpuar që po mbytet pak nga pak.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor, 11:06
-
Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit
18 Dhjetor, 10:51
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor, 22:51
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor, 20:12
-
Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për socialistët, sepse janë të tronditur nga bashkëpunimi tyre me Berishën
17 Dhjetor, 20:04
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Meçe demaskon Berishën: Sorosin në Shqipëri e solle vetë, në 1997 e kishe mik të ngushtë, sot armik! Dosjen e 'nongrata' ta përgatiti FBI
17 Dhjetor, 18:04
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
O Shqiptrarë Ju Qofshi. Po ju dukeni njerëz normalë, por s'qekeni aspak të tillë. Keni 100 vjet që merreni me një super maskara e kryekriminel e se keni linçuar akoma. I gjithë populli DUHET të dalë në rrugë e të kërkojë me forcë që këto vemje të digjen të gjallë në turrën e druve, por jo vetëm që se bëni atë, por vazhdoni të harxhoni kohë e energji duke u marrë akoma pas këtyre horrave e mizerjeve të fëlliqur...
Përgjigju