Barnat me rimbursim
penalizojnë pacientët
Mos miratimi i listës së barnave me rimbursim penalizon mijëra pensionistë dhe të sëmurë kronikë. Sipas farmacistëve, nga çdo ditë vonesë e futjes në fuqi të kësaj liste, shteti fiton miliona lekë, pasi rimburson më pak barna sa ka parashikuar të rimbursojë për vitin 2012.
Ndonëse jemi afër fundit të muajit qershor, lista e re e barnave me rimbursim nuk është bërë ende gati. Që do të thotë se mijëra pensionistë apo të sëmurë kronikë, humbasin çdo ditë e më shumë mundësinë për të përfituar falas medikamentet që luftojnë sëmundjet e tyre. Madje mësohet se ISKSH ende nuk ka gati një listë të dytë të barnave që do të përfshijë në listën e rimbursimit, pas asaj që i ktheu qeveria disa javë më parë. Sipas farmacistëve, që operojnë me listën e barnave me rimbursim, vonesa e listës së re do të thotë miliona lekë fitim për arkën e shtetit, por në anën tjetër miliona lekë të humbura nga ata që do të përfitonin nga kjo listë e re. “Zakonisht lista e re e barnave me rimbursim hyn në fuqi në muajin prill të çdo viti, vetëm vjet për shkak të aplikimit të TVSH-së, ajo hyri në fuqi më 1 qershor, ndërsa për këtë vit ende nuk na kanë njoftuar për ndonjë datë se kur ajo do të jetë gati. Vonesa e listës së barnave me rimbursim do të thotë penalizim për pensionistët dhe të sëmurët kronikë, pasi, kemi mësuar se lista e re përmban disa medikamente mjaft të mirë pikërisht për të sëmurët kronikë nga diabeti, zemra apo ftohja. E thënë me fjalë më të thjeshta, nëse lista e re do të kishte hyrë në fuqi në muajin prill, më shumë pensionistë dhe të sëmurë kronikë do të kishin pasur mundësi të merrnin disa ilaçe më të mira dhe më shumë për të luftuar sëmundjet e tyre. Por nga ana tjetër, vonesa e kësaj liste do të thotë miliona lekë më shumë para për buxhetin e shtetit, pasi barnat për 2012 do të rimbursohen për një periudhë kohore më të shkurtër se ajo e parashikuar”, - na shpjegojnë farmacistët.
Lista e reLista e re e barnave të rimbursueshme pritet që të shtohet me medikamente që përdoren në kardiologji, endokrinologji, pneumologji, urologji, nefrologji, gastrohematologji, pra që prekin një numër shumë të madh pacientësh. Një rëndësi të madhe në këtë listë ka edhe një medikament special që përdoret për të luftuar hepatitet virale, që është shumë i shtrenjtë, por që bën që këto persona, që i nënshtrohen hemodializës të kenë një jetë më të mirë. Sipas ekspertëve që e njohin listën e barnave me rimbursim, futja e kësaj liste në fuqi do të zgjeronte kategoritë përfituese, si rrjedhim edhe ata që trajtojnë sëmundjet e tyre. Ndërkohë që ekspertët kanë kërkuar disa herë që në vendin tonë të liberalizohet edhe më tregu i shitjes së medikamenteve, pasi në këtë mënyrë do të kishim edhe një ulje të çmimit të një bari të caktuar, që shpeshherë në vendin tonë është më i shtrenjtë se në rajon.
Përplasja Vetëm pak kohë më parë ISKSH dërgoi në qeveri për miratim listën e re me 439 barna për t’u rimbursuar, nga 420 që është ajo aktualja, pro qeveria e ktheu mbrapsht. Kjo pasi, ISKSH, në relacionin sqarues kërkonte fonde shtesë. “Efekti financiar i listës së propozuar është 8.2 miliardë lekë të reja (pa barin Tenofovir, një bar që lufton hepatitet virale, dhe që për pjesën e mbetur të këtij viti duhen edhe 50 mln lekë, ndërsa për 2013 duhen rreth 200 mln lekë). Në këto kushte, duke pasur një planifikim të buxhetit të miratuar për rimbursim të barnave prej 7.446 mld lekë të reja për vitin 2012, kjo projekt-listë e barnave të rimnbursuara do të kërkonte dhe një mbështetje prej rreth 750 milionë lekë plus”, - thuhet në relacionin që drejtoresha e ISKSH-së, i ka dërguar qeverisë së bashku me listën e re të barnave të rimbursueshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45