Deri në korrikun e vitit 2011, vetëm Kosova ka qenë penge e Veriut. Pastaj, më së shumti falë ndërhyrjes politike të Qeverisë së Gjermanisë, edhe Serbia u bë peng i Veriut. Ky ‘status’ i Veriut ka humbur pas 19 prillit.
Ra kjo Marrëveshje dhe u pamë. Apo, po mundohemi të shihemi.
Ky assesi nuk ka qenë qëllimi i Marrëveshjes së Parë, të 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por është fare e logjikshme, e pritur, e kuptueshme pra, që vetë dialogu politik në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë dhe rezultati i tij i parë, ka pasojat e kësisojta politike dhe shoqërore të cilat na shfaqen në Kosovë, në tërësinë e saj, në Veriun e Kosovës në veçanti, dhe në Serbi.
Pra, çfarë ndodhi në Bruksel para pak më shumë se dy javësh, solli një lloj të shpërthimit të debatit politik në Kosovë, në Veriun e saj dhe në Serbi, se çfarë politike kanë në të vërtetë Kosova, Veriu i saj dhe Serbia.
Së pari, në Kosovë, gjithnjë e më shumë po kuptohet që në atë zjarrminë e dimrit 2007/2008, e cila u karakterizua fund e krye me pritjen për Ditën e Madhe të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, pakkush është marrë me thelbin e identitetit politik të këtij shteti. Po të ishte kështu, nuk do të ndodhte që pesë vjet e kusur më vonë, në komentim të Marrëveshjes së 19 prillit, të shfaqen interpretime dhe shpjegime të llojit që me këtë Marrëveshje, po dështon Projekti i shtetit multietnik të Kosovës.
Projekt të tillë, pra, të shtetit multietnik të Kosovës, nuk ka pasur kurrë dhe nuk mund të ketë, thjeshtë sepse shtetet multietnike, me definicion, janë ato shtete ku asnjë komb nuk e ka shumicën absolute në përbërjen etnike të tij. Për shembull, shtet i tillë është Bosnja e Hercegovina.
Shoqëria kosovare (e jo shteti, po e përsërisim, jo shteti), është shumetnike, dhe ky është një përshkrim i saktë, i cili pastaj është shndërruar në organizimin e tillë kushtetues dhe ligjor që mundëson mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në nivelin qendror dhe lokal të pushtetit.
Ky organizim, në asnjë mënyrë nuk është pengesë e mirëfilltë për funksionimin e duhur të shtetit të Kosovës. Funksionaliteti i Republikës së Kosovës nuk është penguar dhe dëmtuar me Kushtetutën dhe me Ligjet e Kosovës, por me gjendjen e krijuar më parë dhe të trashëguar më vonë (pas vitit 2008), në Veriun e Kosovës. Ndërsa kjo është një histori e njohur fare mirë për të gjithë ne.
Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës nuk na kanë faj nëse ne kemi dështime të shumëfishta politike dhe ekonomike, dhe nëse Sundimi i ligjit mbetet çelësi për ta bërë Kosovën shtet të qëndrueshëm.
Së dyti, Marrëveshja e Brukselit, sipërfaqësoi Përbindëshin e quajtur Veriu i Kosovës edhe për Serbinë, për politikën e saj, e cila zatën është krijuese e tij. Përditë e më shumë po shihet çfarë është në të vërtetë Veriu i Kosovës, i cili nuk ka më shumë se 40 mijë banorë, të cilët janë pengje (në kuptimin e plotë të fjalës), të një rrjeti të organizuar politik dhe ekonomik (edhe me elemente të qarta kriminale), të përbërë prej më së shumti 40 vetave. Një për një, të gjithë ata, këtë duhet ritheksuar (edhe shumë herë), janë Made in Serbia, prandaj, Qeveria e Serbisë duhet t’ua gjejë qarën.
Nuk mund kjo Marrëveshje, hyrja në procesin më të rëndësishëm të rajonit, atë të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të varen prej këtij Rrjeti që nuk po dorëzohet dot, sepse deri më tash ka qenë sundues i pakontestuar i Veriut të Kosovës, me të gjitha mjetet e mundshme financiare që kanë ardhur nga Serbia ose janë grumbulluar nga krimi i organizuar, me të gjithë mekanizmat e sigurisë së shtetit të Serbisë.
Deri në korrikun e vitit 2011, vetëm Kosova ka qenë penge e Veriut. Pastaj, më së shumti falë ndërhyrjes politike të Qeverisë së Gjermanisë, edhe Serbia u bë peng i Veriut, në rrugëtimin e saj në BE. Ky ‘status’ i Veriut ka humbur pas 19 prillit. Këtë nuk po e kuptojnë këta 40 veta.
Detyrimin për ta bërë këtë mesazh mekanizëm të ndryshimit të situatës në Veri të Kosovës e ka Qeveria e Serbisë. Kjo punë duhet të bëhet sa më parë.
Së treti, Marrëveshja e 19 prillit ka nisë të shërbejë si pasqyrë politike për vetë Serbinë, ashtuqë politika serbe po e kupton se ku është në të vërtetë, në pranverën e vitit 2013, dhe çka duhet të bëjë kjo politikë për ta heq qafe një trashëgimi të rëndë, të keqe, tragjike (tek e mbrama), para se të gjithash për shtetet dhe popujt fqinjë, por si po shihet tash, edhe për vetë Serbinë.
Kjo trashëgimi është përgjegjëse për vrasjen e Kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiqit, në marsin e vitit 2003, dhe po e njëjta (trashëgimi), po mundohet me mish e me shpirt ta prishë Marrëveshjen e 19 prillit.
Janë bërë bashkë, në një vend, të gjithë ata që ishin autorë të politikës serbe të viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, e që emëruan Millosheviqin për ekzekutor të kësaj politike, me pasojat e njohura për të gjithë.
Serbia nuk mund dot t’ia mësyjë Evropës me marrëdhëniet aktuale që i ka me Kosovën, me rolin e vet që e ka në Veri të Kosovës, si dhe me mentalitetin tutje mbizotërues në Serbi i cili është bërë pengesë e madhe për vetë udhëheqësinë e tashme të Serbisë.
Dy çështjet e para janë adresuar në Marrëveshjen e 19 prillit, dhe zbatimi i saj do t’i heqë këto dy ‘barrikada’ për Serbinë në udhëtimin e saj kah BE-ja. Çështja e tretë është barrë për vetë Beogradin zyrtar, i cili mund t’ia shohë hajrin shtesë Kosovës në këtë aspekt, duke qëruar hesapet një herë e përgjithmonë me politikën e mbrapshtë serbe.
Nga Blerim Shala
/Shqiptarja.com