Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga segmenti rrugor i Shirokës, ku thekson se punimet janë në fazën përfundimtare.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga rruga panoramike e Shirokës e cila është në fazën përfundimtare të saj, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Rruga Shirokë - Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Rruga do i kushtojë buxhetit te shtetit 4,7 milionë euro.
Komento
Komente










