TIRANE - Aleanza Kuqezi njoftoi mbrëmjen e sotme se protestës së saj nesër në grykën e Këlcyrës, kundër ekstremistëve të djathtë grekë, do t’i bashkohet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova. “Lëvizja Vetëvendosje i bashkohet aksionit të AK”, lexohet në një njoftim për shtyp, që sqaron se “deputetët e Vetëvendosje dhe kreu i AK-së Spahiu po koordinojnë protestën”.
Paraditen e sotme aktivistë të Aleancës Kuq e Zi bllokuan urën e Dragotit në kufirin administrativ që ndan rrethin e Tepelenës me Përmetin. Ata kundërshtonin mbërritjen e deputetëve të partisë nacioliste greke Agimi i Artë, që sipas AK, do të zhvillonin një meshë kishtare, në Manastirin e Këlcyrës, 5 km më larg, mesditën e të shtunës.
Shkak ka qenë një prej datave më të shënuara të historisë greke sic është “JO”-ja e cila përkujton, mohimin e popullit grek, ndaj tentativës së fashistëve italianë për të pushtuar Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e 'JO'-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke dhe festa përkujtohet dhe në disa qytete shqiptare si Sarandë, Gjirokastër, Korçë e Këlcyrë.
Aksioni në Këlcyrë me sa shihet do të vazhdojë edhe nesër në një aktivitet që bashkon për herë të parë dy forca politike me karakter të theksuar nacionalist: “AK dhe Vetëvendosje për herë të parë një aksion të përbashkët”, pohon njoftimi që shton se nesër do të ringrihen “barrikada kundër nazistëve grëkë në Këlcyrë”.
Për këtë, “dhjetëra aktivistë kuqezi janë nisur nga të gjitha qytetet” për të penguar festimet e ekstremistë grekë në territorin shqiptar, gjë që është paralajmëruar prej dy ditësh nga AK.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com