
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive. Sipas tij, zgjidhja e situatës duhet të bëhet përmes dialogut.
“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka kapacitet të plotë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në gjithë territorin e Kosovës, sipas mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, tha Ristuccia për N1.
Ai shton se KFOR-i ka forcuar praninë e tij që nga tetori, duke përfshirë ushtarët dhe patrullat shtesë të kësaj jave në veri të Kosovës.
“Ne presim që të gjithë të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shprehjet provokuese të forcës, për të mundësuar lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet kërkuar përmes dialogut”, tha Ristuccia..
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, hidhet mjet shpërthyes afër makinës së policisë! EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
13%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndarja nga jeta e babait të Hashim Thaçit/ Kurti letër ngushëllimi familjes: Do të kujtohet për urtësinë, respektin dhe dashurinë për vendin
17 Mars, 13:03
-
Sorensen në Prishtinë: Folëm për vijimin e dialogut! Osmani: Kosovës t’i hiqen sanksionet
17 Mars, 08:37
-
Zjarri në lokalin e natës në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Një lajm shkatërrues! Kurti: Ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre
16 Mars, 12:09
-
Kosovë/ Nga VV tek AAK- Nisma, lista e 10 deputetëve nga secila parti që morën më shumë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit
15 Mars, 17:16
-
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare të 9 shkurtit! Kurti merr 48 mandate, i duhet koalicion të formojë qeverinë! Ja si duket parlamenti i ri
15 Mars, 16:48
-
Kosovë/ KQZ pritet të shpallë të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 Shkurtit
14 Mars, 19:00
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Mark Rutte vizitë në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin: Fleksibilitet dhe kompromise për përparim në dialogun me Serbinë! Presidentja: Kosova duhet të ketë vendin e saj në NATO
11 Mars, 09:44
-
Kosovë/ Abdixhiku: LDK-ja s’bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por as me opozitën pa postin e kryeministrit
10 Mars, 22:03
-
Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit
10 Mars, 14:00
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton nesër Kosovën! Takim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti
10 Mars, 11:06
-
Rutte nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë, pritet të zhvillojë vizitë edhe në Kosovë gjatë javës që vjen
9 Mars, 22:50