Barrikadë në Rrugën e Kombit
grabiten me maska kosovarët

Barrikadë në Rrugën e Kombit<br />grabiten me maska kosovarët
RRËSHEN-KALIMASH - Rikthehen grabitjet me armë në rrugët kryesore të vendit, e këtë rast në Rrugën e Kombit. Janë grabitur disa shtetas kosovarë në orën 2 të mëngjesit në aksin Rrëshen-Kalimash të Rrugës së Kombit, në afërsi të Repsit. 

Ngjarja e ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës, fillimisht u mbajt e fshehtë nga policia e Lezhës, por në mbrëmje u bë i ditur arrestimi i një prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetri.

 Nga burimet policore mësohet se shtetasit e Kosovës kanë qenë në automjetin e tyre kur janë përballur me një barrikadë me goma, që u kishte prerë rrugën. Më pas kanë dalë dy njerëz me maska, të cilët u kanë grabitur kosovarëve sende me vlerë.

Policia ka arritur të identifikojë autorët dhe ka arrestuar njërin prej tyre, ndërsa ka shpallur në kërkim tjetrin. Është arrestuar për ngjarjen Ardit Magjuni 21 vjeç, Anton Nikolli 21 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe nën kërcënimin e armëve ata kanë vjedhur Fehmi Ahmetin, 51 vjeç, Osman Çakuçi, 55 vjeç, të dy banues në Prishtinë.

Atyre u janë vjedhur 410 euro, 1 dollar, një telefon Nokia. Ndërkohë, grabitësve u është sekuestruar arma dhe çfarë kanë grabitur.
 
Anton Nikolli është autor edhe i disa ngjarjeve kriminale, të ndodhura në këtë aks rrugor.

Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur ngjarjen e afër mëngjesit vetëm në orët e vona të mbrëmjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën