Fjalimi i Barrosos në parlament kishte sjellë edhe opozitën e cila kishte paralajmëruar bojkotin nga seanca pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për fjalorin e përdorur.
Në fjalën e tij Presidenti Barroso, theksoi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian nuk do të përfundojë pa integrimin e vendeve të Europës Juglindore. Duke folur pas marrjes së statusit kandidat për Shqipërinë, Barroso u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ai tha se vjen në Shqipëri për të sjellë asistencën dhe mbështetjen e KE-së në hapin e rradhës që ka vendi ynë pas marrjes së statusit kandidat.
"Natyrisht që vendet që duan të jenë anëtare duhet të plotësojnë kushtet. Ky proces zgjerimi nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë pa integrimin e Europës Juglindore. Vendet e rajonit e shohin BE-në si një vend shprese. E ardhmja juaj është në BE. Marrëveshjet duhen respektuar. Ky është çelësi që ne kemi në BE. Shqipëria do të bëhet pjesë e BE. Statusi një hap i rëndësishëm, por tani shumica e punës varet nga ju, si përfaqësues të një populli, të një vendi si Shqiëpria të cilin unë e vlerësoj shumë. Unë besoj se ju jo vetëm do të merrni të mirat e anëtarësimit në BE por mund edhe të jepini kontribut për stabilitetin në rajon. Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë bashkë me ju në këtë rrugëtim me politikë financiare, me përkushtim që së bashku të shkruajmë të ardhmen europiane dhe kapitujt e ardhshëm të historisë suaj të madhe." theksoi Barroso
Barroso: Sfidat e integrimit kalohen me konsensus mes palëve
Teksa foli për zgjerimin e BE-së, Presidenti Barroso, tha se procesi i integrimit kërkon tejkalimin e disa sfidave, dhe siç theksoi ai, kalimi i këtyre sfidave kërkon konsensusin e të dyja palëve. Ai tha se tashmë pas integrimit, vëmendja ndaj Shqipërisë do të jetë edhe më e madhe nga ana e vendeve anëtare. Jose Manuel Barro, ndër të tjera, i bëri apel politikës shqiptare, që në kuadër të integrimit, duhet të ketë parasysh konsensusin e të dyja palëve për reformat që kërkojnë hapat në procesin e integrimit.
“Ka gjithmonë sfida të reja që dalin. Unë mund të them këtë pasi kam qenë në krye të KE-së dhe mund të them që kjo përpjekje ja vlen. Për të realizuar përpjekjet duhen 2 palë, dhe atëherë do të thotë që vendi është gati për anëtarësim, dhe pas marrjes së statusit, mund tju them se do të ketë një vëmendje edhe më të madhe, kjo sepse se vendet anëtare do të ju shohin më me shumë realizëm pasi ju shohin si vend kandidat për mnë union. Besoj se konsesusi duhet në shumicën e fushave, dhe në të njëjtën kohë ju nuk duhet të harroni këtë konsensus në fusha të rëndësishme si ajo e integrimit në BE. Dhe ne në BE e kemi të rrënjësorur këtë, si vlerë kyçe. Suksesi i Europës është rezultati i një vendosmërie të fortë nga kombet europiane dhe institucionet e BE-së që nga fillimi. Unë besoj që ky angazhim do të respektohet nga politika shqiptare. Në këtë kuadër unë ju uroj për punën e bërë që do të ndihmojnë në konsolidimin e konsensusit dhe rrjedhimisht edhe integrimi në BE. Unë dua që ti mbani sytë në këtë drejtim, pasi integrimi në BE ja vlen. Ëështë vetë udhëtimi që sjell të mira, duke mos harruar që ajo që është e rëndësishme për të gjtihë ne është synimi për paqe e begati për të gjithë.” tha Barroso
Barroso: Mbështetja pë Shqipërinë do jetë edhe financiare
Duke folur në lidhje me mbështetjen që autoritetet ndërkombëtare, Presidenti Barroso shtoi se kjo mbështetje, krahas të tjerave do të vijë edhe në aspektin ekonomik. Ai theksoi se mbështetja e KE-së për Shqipërinë do të vijë edhe në reforma financiare, ku siç shtoi Barroso do të sjellin stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.
“Aplikimi i standarteve evropiane, reformat ekonomike sado të vështira të jenë do të ju ndihmojnë për të arritur stabilitëtin ekonomik për rritje graduale të ekonomisë. Të jeni të sigurt që KE do të bashkëpunojë me autoritete financiare do të mbështesë në politika dhe financime ekonomike. Ndaj unë ju uroj ju për angazhimin tuaj në rajon, pasi me anë të nismave dhe projekteve ekonomike në rajon, e ndihmon edhe vendin dhe politikat financiare të rajonit. Europa nuk qështë një synim i largët, Europa jemi ne secili prej jush. Shqipëria është pjesë e Europës. Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të jetë një projekt për secilin prej nesh, jo vetëm i krerëve të politikës, por i gjithë shoqërisë. Ky është një nga mësimet më të mira që ne kemi marrë sa i përket zgjerimit.”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)