Gjatë konferencës së mbajtur me kryeministrin Rama, numri një i Komisionit Europian, tha se lufta ndaj drogës nuk duhet të politizohet dhe aksioni duhet të vijojë më tej me sekuestrimin e aseteve.
“Ne e dimë se cila është situata për trafikun e drogës, dhe kjo situatë ka qenë arsye për shqetësim, problemi i prodhimit dhe trafikut të drogës ka qenë serioz. Autoritete kanë marrë masa dhe këto janë njohur, mbi të gjitha aksioni në Lazarat. Unë besoj se Shqipëria duhet të kalojë përtej këtyre përpjekjeve dhe të sekuestrojë asetet, dhe të ketë bashkëpunim me Interpolin. Gjithashtu dua të bëj thirrje lufta ndaj drogës të mos politizohet, dhe policia të mos sulmohet nga asnjë parti”, tha presidenti i KE-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)