Nga seanca plenare ai tha se Barroso do të mbajë dhe një fjalim në Parlament. Meta shprehu falënderimet e tij për shtetet e BE-së për vendimin mbi statusin kandidat për Shqipërinë dhe falënderoi opozitën për kontributin e saj në procesin e integrimit.
Mësohet se gjatë kësaj vizite që nis më 30 qershor, hose Manuel Barroso, do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas vizitës në këtë Gjykatë, Presidenti Barroso, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda Sandër Simoni dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një fjalë para medias, pasditen e së hënës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)