Bartra nga spitali: Çfarë pashë
kur ndodhi shpërthimi në autobus

Bartra nga spitali: Çfarë pashë<br />kur ndodhi shpërthimi në autobus
Ka folur për herë të parë lojtari Marc Bartra i cili u dëmtua nga shpërthimi në afërsi të autobusit Borussia Dortmund.
 
Ai tha se kanë qenë 15 minutat më të gjatë të jetës së tij.
 
Bartra dëmtoi krahun në shpërthimin afër autobusit që po shkonte në stadiumin Signal Iduna Park për ndeshjen kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.
 
Mbrojtësi spanjoll u operua në krah dhe pritet të mungojë së paku katër javë.
 
“Sot më vizituan ata që më bëjnë të lumtur. Ato janë gjithçka për mua, arsyeja që luftoj për të tejkaluar këtë problem që ishte më i vështiri në jetën time. Nuk ia dëshiroj askujt”, ka thënë Bartra në Instagram.
“Dhimbja, frika dhe mos dija se çfarë po ndodhte ose sa do të zgjaste… Ishin 15 minutat më të gjatë në jetën time”, ka thënë veç të tjerash mbrojtësi i Dortmundit.
 
marc bartra
marc bartra
(Marc Bartra me krahun e fashuar)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)