Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, pasi bënë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar në rrugë.
Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 tetorit, rreth orës 17:30, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të ndalonin, por nxënësit nuk e kanë kuptuar pasi ajo u është drejtuar në gjuhën malazeze. Gruaja ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre.
Pas denoncimit, policia ka shoqëruar dhe ndaluar katër të rinjtë, të dyshuar për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare. Sipas mediave, katër nxënësit dolën sot përpara gjykatës e cila i liroi me një vërejtje verbale.







Komente
Komento