Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova do të jenë përfituese të projektit me vlerë 5.5 milionë dollarë, të financuar nga Fondi Global i Mjedisit (GEF), që ka si qëllim bashkëpunimin ndërkufitar dhe manaxhimin e integruar të burimeve ujore në basenin e zgjeruar të lumit Drin.

Projekti vjen në një moment kritik, për të lehtësuar edhe zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit për manaxhimin e basenit të Drinit, të nënshkruar në 2011-ën.

Ky projekt është mbështetur edhe nga Kosova dhe Maqedonia, që aktualisht kanë në proces projekte që janë në sinkron me këtë qëllim. Projekti do të zbatohet nga PNUD dhe (GËP) gjatë 4 viteve të ardhshme.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )