Që nga 11 qershori baseni Ohër-Prespë është marrë nën mbrojtjen e UNESCO. Ndërkohë dje ministri i Mjedisit Lefter Koka ka marrë certifikatën e UNESCO-s, për këtë zonë e cila u shpall Rezervë Ndërkufitare Biosferë. “Jam i lumtur që UNESCO akordoi statusin për basenin Ohër-Prespë. Kjo zonë ka rëndësi të madhe jo vetëm lokale e rajonale por edhe globale. Ohër - Prespë është një zonë me vlera të jashtëzakonshme mjedisore. Kjo është e para Rezervë Biosferë në Shqipëri”, deklaroi ministri i Mjedisit Lefter Koka.
/Shqiptarja.com






