E ndërsa Rama dje shtriu dorën për bashkëpunim duke kërkuar nisjen e një dialogu pozitë-opozitë, Basha ishte mjaft i ashpër në fjalën e tij, pasi paralajmëroi protesta dhe kryengritje.
Basha: Pakti i 18 majit ka vdekur, 'Zgjedhorja' ose kryengritje
“Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishte vota e lirë, ndaj edhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votës e vranë marrëveshjen.
E vetmja gjë që arriti 18 maji është që 450 mijë shqiptarë përfaqësohen nga PD. I vetmi sukses i 18 majit, është që ti nuk arrite të emërosh opozitën që ti doje. 9 shtatori e varrosi marrëveshjen me zgjedhjen e Rucit, që i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të krimit, por edhe trafikimi i dy votave nga opozita” deklaroi ai.
Basha-Ramës: Shkarko Rucin dhe Xhafën
Basha kërkoi nga Rama shkarkimin e Ruçit, Xhafajt dhe kryebashkiakëve të inkriminuar.
“E ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë droga, Gramoz Ruci dhe Fatmir Xhafaj. Unë jam ai që jam, ti je ai që je. Unë besoj te vota e lirë dhe shteti ligjor dhe e ardhmja në BE duke qenë të bashkuar për vlera.
Asgjë nuk na bashkon, unë besoj te vota e lirë. Unë besoj se kriminelët e kanë vendin në burg, ndërsa ti i liron para zgjedhjeve dhe i bën deputetë. Duhet ta nisësh me shkarkimin e Rucit, duhet të arrestosh vëllanë e Xhafës që kërkohet për trafik droge, duhet të shkarkohet Xhafën për lidhjet e tij me krimin.
Duhet të heqësh kryetarët e inkriminuar të bashkive dhe të rikthesh në burg banditët që lirove në 25 qershor për zgjedhjet.
Jo vetëm ti, por të gjithë ministrat janë garanci e provuar për krimin. Këtë herë tepsinë e ke të gjithë për vete me dy garuzhdet e tua Gjiknurin dhe Ahmetajn. Programi jo është kopertinë titujsh, fraza të marra nga google search” shprehet ai.
Basha: Rama do të kapë drejtësinë, ekonomia për oligarkët
Lulzim Basha akuzon Ramën se plani i tij është kalimi i ekonomisë shqiptare në dorën e oligarkëve, ndërsa synon kapjen e Reformës në Drejtësi.
“Skema e investimeve 1 mld dollarë është borxh i fshehur nga qeveria. Rama firmos kontratë me privatët për t’i paguar cdo vit koston e investimit nga paratë e qytetarëve. Pastaj privati shkon në bankë merr hua të shtrenjtë dhe kryen investimin publik. Ky është borxh afatgjatë, rreziku i privatit është zero.
Rrugën e Arbrit Rama ia dha klientit, i cili nga 150 mln e bëri 250 mln euro dhe qeveria do i japë edhe 90 mln euro të tjera. Plani i Ramës është kalimi i ekonomisë në dorën e oligarkëve me synim jetëgjatësinë në pushtet. Në mandatin e parë u dha bregdetin dhe shëndetësinë, pasuritë minerale.
Edi Rama do të shtijë në dorë reformën në drejtësi, edhe qeveria nuk ka asnjë kompetencë, është i ndarë ekzekutivi nga gjyqësori, por kur e thotë në program shpreh dëshirën për të komanduar”.
Basha: Reformë Zgjedhore ose kryengritje
Lulzim Basha kërkon që realizohet sa më shpejt reforma zgjedhore, ndërsa nëse nuk ndodh një gjë e tillë ai ka paralajmëruar protesta dhe ka qenë më i ashpër duke deklaruar se popullit i lind e drejta që për të shqyer dyert e gjirizit të sistemit të kalbur politik.
"Reformë zgjedhore, lidhje të drejtpërdrejtë të vendimmarrësit me zgjedhësin. Deputeti të dijë se kë përfaqëson dhe qytetarë ta dinë se kush i përfaqëson, jo si lojë. Reforma zgjedhore është shansi i vetëm, cdo përpjekje për të injoruar 25 qershorin do ta kthejë në një kryengritje për të zbuar këtë qeverisje me cdo kusht dhe cdo mjet.
Reformë e plotë zgjedhore dhe garanci për votën, nëse nuk ndodh atëherë popullit i lind e drejta popullit për të shqyer dyert e gjirizit. Ne do propozojmë paketë për reformën zgjedhore dhe sistemin e kalbur politik, por nëse loja do të vazhdojë na lind e drejta ti prijmë shembjes së kësaj kalbësire që nuk përfaqëson Shqipërinë’ deklaroi Basha.
10 kushtet e Lulzim Bashës
1. Reforma zgjedhore.
2. Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri.
3. Të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat.
4. Të shkarkohet Gramoz Ruçit nga kreu i Kuvendit
5. Të arrestohet vëllai e Fatmir Xhafajt dhe t’i dorëzohet Interpolit që e kërkon për trafik ndërkombëtar droge.
6. Të shkarkohet Fatmir Xhafajn si njeri të lidhur me krimin.
7. Të arrestohet Saimir Tahiri si kapiteni e i policëve që kanë favorizuar drogën.
8. Të arrestohen të gjithë ata funksionarë policie që kanë favorizuar drogën deri më tani.
9. Të hiqen kryetarët e inkriminuar të bashkive.
10. Të rikthesh në burg banditet që u liruan për zgjedhje.
Marrëveshja Rama-Basha, pjesa pas zgjedhjeve
Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falënderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.
Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.
Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarde demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe përparimit të vendit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
REFORMAT
Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.
Zhvillimet e fundit nga Kuvendi
Ora 13:30Shëndetësia, Manastirliu: Infermierët do të punësohen përmes portalit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi sot në Kuvend se infermierët do të punësohen përmes portalit.
“Infermierët do të punësohen përmes portalit ‘Infermier për Shqipërinë’ tha ajo, ashtu si portali për mësuesit në Ministrinë e Arsimit.
Përsa i përket ndihmës sociale, ministrja e re theksoi se ka objektiv që të rrisë pagesën.
Ora 11:40 Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla: Do të rrisim pagat deri në 40% këtë mandat për mësuesit
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nga foltorja e Kuvendit ka premtuar se në mandatin e dytë të qeverisjes pagat për mësuesit do të rriten me 40%.
“Do të përqendrohen në një sportel të vetëm të gjitha shërbimet. Mësuesit do të kenë mbështetje maksimale nga qeveria, si dhe do të ofrohet paketa mbështetëse për mësuesit me arritje të mëdha.
Pagat do të rriten deri në 40% për mësuesit brenda këtij mandati. Rrjeti i nxënësve ekselencë do të shtrihet në të gjithë vendin, si dhe do të rriten financimet nga shteti për pjesën publike të arsimit.
Do të rrisim pagat me 40% në këtë mandat, do të realizojmë anketën kombëtare studentore për çdo universitet, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës”përfundoi ministrja.
Ora 11:00 Rifillon seanca plenare
Ora 10:45 Ndërpritet seanca me kërkesë të PD për shkak se do të kryejë homazhe në kujtim të 19-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit. Do të rifillojë në 11:30 seanca...
Ora 10:30 Ahmetaj: Do të vijojë lufta kundër informalitetit, rritje ekonomike dhe punësim
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se objektiv është rritja e punësimit dhe ekonomisë për familjet shqiptare.
Përpos thithjes së investimeve të huaja, Ahmetaj u shpreh se do të vijojë lufta kundër informalitetit.
“Synim është që brenda këtij mandati papunësia të ulet në nivel një shifror. Prioritet punësimi i të rinjve, ka përmirësim, por është larg asaj që duhet të jetë.
Bashkëpunim me sipërmarrjen dhe investitorët e huaj. 3.4 mln $ investime. Beteja në luftën kundër informalitetit do të vazhdojë, duke filluar nga muaji i parë i ‘Rama 2’” deklaroi Ahmetaj.
Ora 10:25 Shkrirja e “Integrimit”, Gjosha: S’ka as plan as vizion nga qeveria
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha deklaroi sot në Parlament se procesi i integrimit u trajtua me shpërfillje, ndërsa shtoi se ka një mungesë vizioni dhe strategjie.
Sipas deputetes së LSI, ministrja e Integrimit është shumë e rëndësishme në këtë moment që ndodhet Shqipëria, në prag të hapjes së negociatave.
“Për 4 vitet e ardhshme më mbeten shumë pyetje dhe shqetësim se cdo të ndodhë me procesin e zgjerimit.
Shqipëria është në prag të çeljes së negociatave dhe kapacitetet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm që do i duhet asaj.
Kemi ulur rëndësinë e procesit. Ngul këmbë se sot nuk kemi asnjë lloj vizioni, strategjie apo plani se si do të koordinohet procesi i integrimit në vijim” deklaroi Gjosha.
Pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit, ministrja e re në drejtim të Bushatit u emërtua Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ora 09:55 Basha akuzon Ramën për fqinjët: Prioritet Serbia! Replikon Bushati
Lulzim Basha akuzoi Ramën në fjalën e tij në Kuvend se marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë i ka kthyer si në kohën e komunizmit.
“Me Greqinë nuk ka pasur as këmbime vizitash, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, të cilat përveç batutave nuk kanë sjellë asnjë efekt.
Rama e mbushi vendin me drogë dhe kriminelë dhe kjo nuk mbulohet më. PD do të jetë opozita ballore pa kompromis kundër kësaj shumice ilegjitime” deklaroi Basha.
Por ministri për Europën dhe Ministrinë e Jashtme, Bushati ka replikuar nga foltorja e Kuvendit. “Raporti me Greqinë dhe me fqinjët bazohet te fryma evropiane dhe te drejtat evropiane” deklaroi ai.
Edhe kryeministri Rama deklaroi dje nuk do të mbyllim sytë për të drejtat tona në raport me Greqinë.
Ora 09:10 Fjala e plotë e Lulzim Bashës në Kuvend: Marrëveshja e 18 majit ka vdekur
Rama nuk bëri kurrë një bilanc dhe nuk dha kurrë llogari. Nëse zgjedhjet do të ishin të lira, ti nuk do të ishe ulur sot aty. Sot është ora të bëjmë bilancin e munguar. 4 vite asnjë zhvillim në fushën e integrimit, por qeveria ka bërë hapa pas, pasi po konsiderohet kthimi i vizave.
Rama nuk solli asnjë investim të huaj. Rama vuri prioritet promovimin e pikturave në botë. Rama mori 2.5 mld dollarë borxh, pa llogaritur koncesionet, 3 mld dollarë në 4 vite dhe krijoi borxhe të reja. Qeveria ka sot borxhe 300 mln euro ndaj biznesit.
Rama marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë i ka kthyer si në kohën e komunizmit. Me Greqinë nuk ka pasur as këmbime vizitash, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, të cilat përvec batutave nuk kanë sjellë asnjë efekt. Rama e mbushi vendin me drogë dhe kriminelë dhe kjo nuk mbulohet më. PD do të jetë opozita ballore pa kompromis kundër kësaj shumice ilegjitime.
Ne do të lutojmë për t’ua rikthyer pushtetin atyre. Kjo shumicë fiktive, përpiqet që të lahet nga të gjitha këto. Ne do të luftojmë të vendosur. Beteja për zgjedhjet e lira është më jetike për vendin. Ky parlament nuk është shprehja e fitores së kësaj beteje.
Ky parlament nuk shpreh vullnetin e qytetarëve. Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishte vota e lirë, ndaj edhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votës e vranë marrëveshjes.
E vetmja gjë që arriti 18 maji është që 450 mijë shqiptarë përfaqësohen nga PD. I vetmi sukses i 18 majit, është që ti nuk arrite të emërosh opozitën që ti doje. 9 shtatori e varrosi marrëveshjen me zgjedhjen e Rucit, që i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të krimit, por edhe trafikimi i dy votave.
E ardhmja e Shqipërisë dhe fëmijëve tanë nuk ka qenë kurrë më në pikëpyetje. E ardhja e tyre na bashkon, nuk na ndan. Ajo që na ndan është thelbërosja, kurrë më parë nuk ka qenë më e papajtueshme diferenca mes dy forcave, alencës me krimin që ke ti dhe ne aleancës që kemi me qytetarët.
E ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë droga, Gramoz Ruci dhe Fatmir Xhafaj. Unë jam ai që jam, ti je ai që je. Unë besoj te vota e lirë dhe shteti ligjor dhe e ardhmja në BE duke qenë të bashkuar për vlera.
Asgjë nuk na bashkon, unë besoj te vota e lirë. Unë besoj se kriminelët e kanë vendin në burg, ndërsa ti i liron para zgjedhjeve dhe i bën deputetë. Duhet ta nisësh me shkarkimin e Rucit, duhet të arrestosh vëllanë e Xhafës që kërkohet për trafik droge, duhet të shkarkohet Xhafën për lidhjet e tij me krimin.
Duhet të heqësh kryetarët e inkriminuar të bashkive dhe të rikthesh në burg banditët që lirove në 25 qershor për zgjedhjet.
Jo vetëm ti, por të gjithë ministrat janë garanci e provuar për krimin. Këtë herë tepsinë e ke të gjithë për vete me dy garuzhdet e tua Gjiknurin dhe Ahmetajn. Programi jo është kopertinë titujsh, fraza të marra nga google search.
Skema e investimeve 1 mld dollarë është borxh i fshehur nga qeveria. Rama firmos kontratë me privatët për t’i paguar cdo vit koston e investimit nga paratë e qytetarëve. Pastaj privati shkon në bankë merr hua të shtrenjtë dhe kryen investimin publik. Ky është borxh afatgjatë, rreziku i privatit është zero.
Rrugën e Arbrit Rama ia dha klientit, i cili nga 150 mln e bëri 250 mln euro dhe qeveria do i japë edhe 90 mln euro të tjera. Plani i Ramës është kalimi i ekonomisë në dorën e oligarkëve me synim jetëgjatësinë në pushtet. Në mandatin e parë u dha bregdetin dhe shëndetësinë, pasuritë minerale.
Edi Rama do të shtijë në dorë reformën në drejtësi, edhe qeveria nuk ka asnjë kompetencë, është i ndarë ekzekutivi nga gjyqësori, por kur e thotë në program shpreh dëshirën për të komanduar
Pasojat që mund ti vijnë vendin janë të mëdha, por një gjë është e vërtëtë. Rama dhe oligarkët nuk janë të fuqishëm, por fuqia e tyre buron te indiferenca e njerëzve nga propaganda e tyre duhet të zgjohemi të gjithë bashkë.
Duhet vendosmëri për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë dhe fëmijëve tanë. Opozita do të bëjë gjithçka për të kontrolluar këtë pushtet arbitrar. Do të kërkojmë llogari do të denoncojmë. Kemi ardhur në këtë pikë finale, gjendja është e papranueshme, e paqëndrueshme dhe e padurueshme.
Këtu vetëm ne nuk vijmë me lekë droge dhe krimi. Ndryshimi është i pashmangshëm. Reformë zgjedhore, lidhje të drejtpërdrejtë të vendimmarrësit me zgjedhësin. Deputeti të dijë se kë përfaqëson dhe qytetarë ta dinë se kush i përfaqëson, jo si lojë.
Reforma zgjedhore është shansi i vetëm, cdo përpjekje për të injoruar 25 qershorit do ta kthejë në një kryengritje për të zbuar këtë qeverisje me cdo kusht dhe cdo mjet.
Reformë e plotë zgjedhore dhe garanci për votën, nëse nuk ndodh atëherë popullit i lind e drejta popullit për të shqyer dyert e gjirizit. Ne do propozojmë paketë për reformën zgjedhore dhe sistemin e kalbur politik, por nëse loja do të vazhdojë na lind e drejta ti prijmë shembjes së kësaj kalbësire që nuk përfaqëson Shqipërinë
Ora 09:00 Ruçi: 41 minuta e 02 sekonda sa foli dje Rama, kaq të flasë edhe Basha sot, Ju lutem zoti Basha respektoni kohën