Basha: 100 mln € në vit për fermerët dhe 50 mln € të tjera për infrastrukturën bujqësore, përveç fondeve të BE (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet, do të ketë një shifër rekord për subvencionimin e fermerëve.

"Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.    Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat,  fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.

Si rezultat, njësoj si fremerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut fermeri shqiptarë nuk do të rropatet më për bukën e gojës apo edhe më keq të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur, apo të shitur nën kosto.  Fermeri shqiptarë do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para  për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse!

Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje. Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhge frenuese dhe do t'ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit", tha Basha. 


Lajmi kryesor:

PD prezanton programin për bujqësinë! Basha: 100 mln € në vit për fermerët dhe 50 mln € të tjera për infrastrukturën bujqësore, përveç fondeve të BE (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen