PD prezanton programin për bujqësinë! Basha: 100 mln € në vit për fermerët dhe 50 mln € të tjera për infrastrukturën bujqësore, përveç fondeve të BE (VIDEO)

TIRANË- Me premtimin se do të kthejë fshatrat dhe zonat rurale në faktorë zhvillimi, Lulzim Basha prezantoi programin e demokratëve për bujqësinë.

Krahas angazhimit të bujshëm, për 100 milionë Euro në vit subvencione fermerëve, kryedemokrati listoi një sërë zotimesh, mes tyre zerimi i taksës së tokës, përfitimin e nipti vetëm me kartë identiteti, apo çmontim të monopoleve të tregjeve siç ai i quan.

Basha tha se nëpërmjet këtyre masave, PD do t’i japë fund diferencave sociale mes të pasurve dhe të varfërve.

"Do të mbështesim fort ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektori, dhe do rrisim cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia. Ne do t’i japim fund një paradoksi të thellë makroekonomik dhe social, i cili fatkeqësisht mbizotëron prej një kohe të gjatë. Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian. Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi. T’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese", thotë Basha.

Më herët, kryedemokrati zhvilloi një takim me agjenci turistike në Durrës për t’i njohur me planin për turizmin, të prezantuar dy ditë më parë nga foltorja e selisë. Basha tha se me ardhjen në pushtet të PD-së, Porti i Durrësit, do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare që janë sipas tij të lidhura me të.

Angzazhimet e PD-së, për bujqësinë
-100 milionë euro subvencione në vit, 50 milionë euro investime
-Kufizim i burokracive, mbështetja financiare përfitohet me ID
-Zerim i taksës së tokës për fermerët që  punojnë tokën e tyre
-Akses i plotë në tregje, çmontim monopoleve të tregjeve
-Akses në tregjet e huaja me Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare
-Produkt i kontrolluar dhe i sigurtë për konsumatorin

TË GJITHA PROGRAMET E PD-së
Programi ekonomik 
Programi i shëndetësisë
Programi i rinisë 
Programi i arsimit
Programi për Turizmin
Programi për mirëqenien sociale

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Programi për Bujqësinë/ Basha: Që fermeri të pajiset me nipt do i duhet vetëm karta e identitetit (VIDEO-Aktiviteti i plotë)

Një nga premtimet e PD-së, është që fermeri të ketë me vete vetëm kartën e identitetit për  t’u pajisur me nipt.

“I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të perfituar  mbeshtetje finanaciare, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit”, tha Basha.

Ora 12:28
Basha: 100 mln € në vit për fermerët dhe 50 mln € të tjera për infrastrukturën bujqësore, përveç fondeve të BE (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet, do të ketë një shifër rekord për subvencionimin e fermerëve.

"Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.    Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat,  fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.

Si rezultat, njësoj si fremerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut fermeri shqiptarë nuk do të rropatet më për bukën e gojës apo edhe më keq të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur, apo të shitur nën kosto.  Fermeri shqiptarë do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para  për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse!

Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje. Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhge frenuese dhe do t'ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit", tha Basha. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen