TIRANE- Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh kreu i PD, gjatë gjithë karrierës së tij politike është shoqëruar me skandale financiare, mes të cilave ato të spoteve dhe reklamave publicitare.

Dhe tashmë kur PD ka humbur pushtetin qëndror, duke qënë në krye vetëm të bashkisë së Tiranës, sërish reklamat nga ana e Bashës janë përzgjedhur brenda “gardhit” të gazetave që janë afër tij, dhe aspak nuk kanë ndjekur shpërndarjen e drejtë për gjithë aktorët e shtypit, përmes një rotacioni normal siç po bëhet në ministritë dhe institucionet qëndrore.