Basha: Rama kishte skenar për gjakderdhje, ja kur i lirojmë zyrat e bashkive

Basha: Rama kishte skenar për gjakderdhje, ja kur i lirojmë zyrat e bashkive

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ditën e sotme duke thënë se 30 qershori ishte një pikë kthese për zhvillimet politike. I pranishëm në një takim informal në Mallakastër, Lideri Demokrat ka thënë se kryebashkiaku, Agron Kapllanaj do të jetë kryetari legjitim i Mallakastrës deri në një proces të rregullt zgjedhor.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.”-u shpreh Basha.

Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. Derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”- u shpreh lideri i opozitës në takimin informal me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.

Ndërkohë në një takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, lideri i opozitës, Lulzim Basha, huazoi nga mediat botërore togfjalëshin “protestues proeuropianë”, që ata po e përdorin së fundmi për mbështetësit e opozitës, në mënyrë që të tregojë ndryshimin me Edi Ramën.

Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë”, tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim.

Lideri i opozitës tha në Fier se PD duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan Edi Ramën, duke treguar se PD, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, deklaroi Basha. 

Pas Fierit dhe Mallakastres, kryetari i PD Lulzim Basha u takuar me strukturat e deges se Lushnjes.

"Detyroi me dhune dhe presion me buken e gojes mijra punonjes administrate dhe mori ate qe meritonte prej tyre. Vetem ne Lushnje nxorri ne votime me dhune rreth 1700 mesues. Refuzim dhe mesazh te qarte qe duhet te largohet. Dhe do largohet per te cliruar edhe punonjesit publik nga presioni me buken e gojes", vuri ne dukje lideri i opozites nga Lushnja.

"85 perqind e qytetareve treguan qe e refuzojne regjimin e Edi Rames dhe se duan ndryshimin. Ata duan jo thjeshte te iki nje parti dhe te vije nje tjeter. 
Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë
", tha Basha. 

 Basha thodhi akuza ndaj Edi Rama duke thënë se kishte një skenar për gjakderdhje mes shqiptareve.

" Pergjegjshmeria jone provon edhe njehere se jemi ndryshe nga Edi Rama. Ai per pushtet eshte i gatshem te saktifikoje gjithcka, edhe jeten e shqiptareve. Nderkohe qe per ne demokratet kjo eshte e papranueshme".

Kujtojmë se kryebashkiakët e djathtë kanë dalë kundër Bashës, duke thënë se janë të gatshëm që të hyjnë në zgjedhjet lokale në datën që ka dekretuar presidenti Meta (13 tetor). Ndërsa Basha ka deklaruar se nuk është problem data e zgjedhjeve por largimi i Ramës nga qeveria. Nga ana tjetër edhe LSI është treguar e gatshme që zgjedhjet të kryhen më 13 tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mallakastrioti: 10/07/2019 20:36

    Ore ky krietari Bashkise qenka gangster qe do luftoje me shtetin,do ta shohi ky trim kush eshte me i forte ky apo shteti, besoj se ky trim do mari prasin ne bythe siç e mori dhe Tritani,o trim nuk luftohet me shtetin do ta shohim deri ne Gusht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja