Basha: 'Tingujt e harresës' s'do
luhen për ty mjeshtër i tingujve

Basha: 'Tingujt e harresës' s'do<br />luhen për ty mjeshtër i tingujve<br>
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook për ndarjen nga jeta e virtuozit Aleksandër Lalo.

“Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty!”, shkruan Basha.

Kompozitori i dhjetrave kolona zanore të filmave shqiptarë, Aleksandër Lalo u nda nga jeta ditën e djeshme pas një ataku në zemër në moshën 68-vjeçare.

Statusi në Facebook i Lulzim Bashës

Një lamtumirë e parakohshme për Mjeshtrin e tingujve Aleksander Lalo.

Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion.

Artistët humbën avokatin kurajoz të të drejtave të tyre.

Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada.

Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty!

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë