Basha: 8 janari vija e kuqe e ndarjes me nxitësit e dhunës! Dora e shtrirë për çdo demokrat, vendimi i përjashtimit të Berishës nuk ishte i lehtë, por i duhuri

Basha: 8 janari vija e kuqe e ndarjes me nxitësit e dhunës! Dora e shtrirë për çdo demokrat, vendimi i përjashtimit të Berishës nuk ishte i lehtë, por i duhuri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar theksoi se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës dhe organizatorëve të tjerë të dhunës nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i drejtë dhe i duhuri. Basha tha se 8 janari është vija  e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj dhe se Berisha ka vetëm një qëllim, të dëmtojë Partinë Demokratike dhe ta përdorë atë si mburojë. 

"Dua t’ju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët. Pjesa dërrmuese prej jush ka qenë dëshmitar të akteve të dhunës së organizuar nga Sali Berisha në 8 janar. Ato akte, ajo sjellje, janë vije e kuqe ndarje e dhunuesve, organizatorëve të dhunës, e nxitësve të dhunës, me Partinë Demokratike. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falenderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund tu kenë bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet për mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht për momentin nuk kanë qenë të qartë. Dita ditës edhe këta demokratë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që e gjitha ajo që nisi dhe po vijon Sali Berisha ka vetëm një qëllim: Të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike. Sali Berisha do akoma që ta përdor PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha tha se ka dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do të forcojë PD. 

“Unë e kam dorën te shtrirë ndaj çdo demokrati qe do një PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Ramës. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë. Kryesia e Partisë ka marrë vendimet e saj, për tu distancuar nga dhuna. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur. Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë. Këto nuk janë ditë të lehta për ne demokratët. Ndoshta janë ditët më të vështira që ka kaluar kjo parti që nga ekzistenca e saj. Mirëpo po ashtu, çdo demokrat dhe çdo shqiptar ka vërejtur dhe çmuar  vendosmërinë e secilit prej jush, me energji dhe përgjegjshmëri, për të qëndruar, për të kontribuar, për të dhënë edhe më shumë nga vetja jua, për demokratët dhe PD”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Pasi i përjashtoi nga PD, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës edhe nga komisionet! ‘Ndëshkon’ Rushajn, e largon nga kreu i grupit parlamentar, e zëvendëson me Alibeajn


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova