Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, se udhëton me charter provat. Basha tha se Rama dy ditë me parë ka shkruar drejt kryeqyteteve luksoze të botës me charter privat, ku vetëm karburant ka shpenzuar 150 mijë euro.
‘Zonja kryetare e Kuvendit, dua ta nis me një pyetje retorike sepse në fakt përgjigjja nuk ju takon ju. Si ka mundësi që në seancën e javës të ngarkuar me vendime të sjell nga vet qeveria, në një javë të mbushur me skandale dhe do të tronditin dhe madje do të rrëzonin qeveri normale në vende normale, këtu nuk ndodhet as 1/3 e kabinetit. Ku është kryeministri?
E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat diku dhe spati as deçencën të njoftonte shqiptarët se për çfarë po i harxhonte ato 120 apo 150 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat. Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte vetëm me bileta ekonomi, tani niset për në Paris, për në Mynih, shkon e vjen me një charter luksoz, ku siç e thashë, vetëm karburanti kushton 120 mijë euro minimumi dhe kur vjen puna për t’u përballur me shqiptarët, me përfaqësuesit e shqiptarëve, nuk e dimë ku është. Me siguri do vij përgjigjja misterioze, është në takime të rëndësishme. Çfarë takimesh?! Me cilin vend të Evropës, mos të them të botës, në 2022 mungon transparenca minimale për shpenzimet marramendëse qeveritare të një populli që është në varfërinë më të thellë.
Në cilin vend të botës kryeministri ka çarter privat, shkon drejt qyteteve, kryeqyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë që qeveria e tij, pa asnjë mandat dhe në kundërshtim me ligjin, shemb çatitë e banorëve të kryeqytetit, siç ndodhi me lagjen tek “5 Maji”, banorët e të cilit një pjesë prej të cilëve po protestojnë para Kuvendit, por pjesa dërrmuese e të cilëve janë në një gjendje lufte, sikur i ka bombarduar një armik. Por jo një armik i dukshëm, me artileri, tanke dhe aviacion ushtarak, por armiku i padukshëm, por po kaq i tmerrshëm i korrupsionit qeveritar. ’- u shpreh Basha.
Lajmi kryesor: