Basha akuza Ramës: Paratë i ke për kriminelë e Fierit dhe Tiranës, je i lidhur me anëtarin e bandës së Lushnjes

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka shpenzuar 2 mln euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës vetëm gjatë ditëve të fundit. Në një komunikatë për mediat ai thotë se Rama nuk ka para për të mbështetur pensionistët por i ka për afera korruptive Klodian Mërtirin për të cilin tha se është pjesëtar i bandës së Lushnjes.

Gjatë konferencës për mediat, Basha publikoi dhe një dokument të thesarit të shtetit, që sipas demokratit në ditët e fundit janë paguar 2 mln euro për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës.

"Kollaj t'i thuash njerëzve mbani maskë por njerëzit nuk kanë para për të siguruar bukën e gojës. Nuk i shkon në mend për ta. Kjo këtu është tabelë e pagesave të thesarit të shtetit të javës që lamë pas. Është një faturë që tregon se vetëm dy ditët e fundit janë paguar 2 mln euro për inceneratorët, 1.8 mln për të Fierit dhe 0.2 për atë të Tiranës. Ku është inceneratori i Fierit. Qytetarët shqiptarë kanë paguar 24 mln euro për inceneratorin e Fierit. Thotë se nuk ka para për të mbështetur pensionistët, sepse paratë Rama i ka për Klod Mërtirin, anëtarin e bandës së Lushnjes që bashkë me të, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn dhe ndonjë drejtues mediash janë aksionerët dhe përfituesit e kësaj afere korruptive. Për të gjithë pensonistë paketa jonë për 6 muaj ka një kosto totale prej 60 milon euro më e ulet se pagesa e inceneratorëve që ëhstë 74 milionë euro. 754 mijë biznese që janë poythaujese 2/3 e biznesit të voglë në vend do kishin përfituar bonusin prej 1000 euro për të mbajtur kokën mbi ujë këto gjatë muaj. Afro 100 mijë të papunë do kishin pasur mudnëisn të merrnin 160 mijë lekë të vjetra në muaj. ëkto para rama ia jep inceneratorëve. qeveria dhe edi rama po shpenzojnë çdo ditë miliona euro të taksa të shqiptarëve pë rti ndarë më klientët dhe oligarkët" - tha Basha.

Ndërkohë Basha foli dhe për planin e rimëkëmbjes së shtetit ku u shpreh se vendet e tjera të rajonit kanë prezantuar paketën e katërt ekonomike. Ai thotë se shteti shqiptar nuk ka shpërndarë ende paketën e tretë ekonomik.

"Para dy javësh shpalosëm një plan me 5 pika për rimëkëmbjen. që nga ajo ditë unë kam qenë në një tur në qytete të ndryshme dhe fshatra të Shqipërisë. Situata po përkeqësohet kriza po përkeqësohet. 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës gjatë këtij viti. Qeveria nuk bën asgjë. Ka vazhduar me tendera dhe koncensione korruptive. Kosova, Maqedonia e Veriut kanë prezantuar paketën e katërt ekonomike. Qeveria nuk e vuri ujin në zjarrë në projektin tonë me 5 pika. Banka botërore publikoi një raport për varfërinë në Shqipëri. Në planin tonë kërkuam që të merreshin të gjithë masat për të ndihmuar familjet. qasgjë nuk është bërë deri më tani. Më keni ndjekur me kamerat tuaja live. Çfarë do bëhet me ne. Nuk kemi asnjë të ardhme. 5 dyqane të mbyllura në mes të Tiranës, i gjashti thotë se nuk i ka shkelur njeri në biznes. Qytetarët duan të dinë se si do tja dalin sot për të mundësuar bukën e gojës. Plani me 5 pika ka parashikuar që qytetarët të ndihmohen sot. Dje tek po diskutoja me përfaqësues të sektorit të farmaceutikës. Lista në farmaci. Numri i njerëzve që shkojnë e blejnë në farmaci me lista. Të gjitha institucionet ekonomike ndërkombëtare kanë parashikuar rënie të ndjeshme ekonomike. Borxhi publik po rritet. Ndryshe nga Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, këtu u fol për paketën e tretë dhe nuk u dha asgjë ndërsa ata kaluan në paketën e katërt. Falimenti i biznesit dhe ulja e konsumit janë dy problemet kryesore. Këta bëjnë të kundërtën, nuk kanë burime financiare për t'i siguruar bukën e gojës. Tha se nuk kam financa për të mbuluar shpenzimet e maskave" - tha Basha.

VIDEO/ Konferenca e Lulzim Bashes
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
'Debatet Rama-Meta', Basha: Sikur 1/10 e kohës t'ia kushtonte vendit nuk do ndihej kriza ekonomike! Me batuta nuk argëton as fëmijët e vetë

Në deklaratë për mediat, Basha ka komentuar debatet e fundit online mes kryeministrit dhe Presidentit. Ai thotë se nëse Rama do të shpenzonte 1 të dhjetën e kohës duke bërë punën e tij, atëherë kriza ekonomike nuk do të ndihej. Basha thotë se Rama merr përgjegjësitë e një klouni që përmes batutash kërkon të argëtojë popullin.

"Nëse Rama do ti kushtonte një të dhjetën e kohës që harxhon për batuta të lodhura, gërr vërre me të cilat mbush ekranet, për të ndihmuar njerëzit, as ti dhe familja jote dhe as shqiptarët në nevojë nuk do t'i ndjenit efektet ekonomisë kaq shumë. Nëse do të kalonte një të dhjetën duke bërë punën e tij, pa ide dhe pa vizion duke ndjekur propozimet tona që i kemi në mbështetje me praktikat e huaja, sot shumë prej problemeve që kanë dalë jashtë kontrollit do të vendoseshin nën kontroll. 100 mijë të papunë, çfarë përgjigje ka Edi Rama? Çfarë masash ka marrë Rama për ekonominë që po kolapsohet. Këto janë përgjegjësitë e Edi Ramës pasi përgjegjësitë e një klouni cirku janë të tjera. Atij jo vetëm i lejohet por e ka për punë të bëjë klounin, të zbavisë fëmijët por ky nuk argëton dot as fëmijët e vetë" - tha Basha.  

Ora 12:37
Basha-Ramës: Vëri gishtin kokës, planin tim me 5 pika e ke gatit, jepu lekët qytetarëve, përndryshe do mbash përgjegjësi penale

Kreu I PD-së Luzlim Basha tha se Rama dhe kushdo tjetër do të mbajë përgjegjësi penale kur ai të vijë në pushtet pasi po abuzon me lekët e shqiptarëve duke ia dhënë oligarkëve në kohën ku qytetarët kanë më shumë nevojë se kurrë. Ai tha se planin ekonomik me 5 pika e ka gati, dhe se gjithçka që duhet të bëjë Rama është ta zbatojë.

" Do mbajë përgjegjësi penale dhe nesër nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm një problem për qytetarët edhe përgjegjësi politike e këtyre që dhe për 6 muaj janë në qeverisje. Kjo do të ndiqet si përgjegjësi penale pasi të marrësh lekët e qytetarëve në kohën kur ata kanë më shumë nevojë nuk është thjeshtë abuzim apo keqmenaxhim, por krim i rëndë. Prandaj Rama  t'i vërë gishtin kokës, planin me 5 pika e ka gati ta zbatojë, të ndalë menjëherë pagesat korruptive dhe paratë t'i çojë urgjentisht te njerëzi në nevojë", tha Basha.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 12/10/2020 15:24

    O PIKA NE KOKE mor debili basha ke dhe ti plane....mos ngelte djale ne kembe...

    Përgjigju
  • I mencem: 10/10/2020 19:43

    Ky Basha eshte pak i pj*rdhur

    Përgjigju
  • vera: 10/10/2020 17:54

    O LULZIME,O K.... E SALI BERISHES,,KUR TE PERMENDESH EDI RAMEN DUHET TE LASH GOJEN ME ACID.....

    Përgjigju
  • Populli: 10/10/2020 15:26

    E ore legen dhe kyj biznes te ta ngele pa i ven gjobe,

    Përgjigju
  • Arben: 10/10/2020 14:31

    Po kur flet dhe ky eshtë te shqyesh b...

    Përgjigju
  • O Lulush bibilush: 10/10/2020 12:57

    Mire eshte haj nonje kokerr rrush

    Përgjigju
    • Emigranti: 10/10/2020 15:06

      Shko 're pirrdhu 7x7 = 42

    • Niku: 10/10/2020 14:44

      Po ik o palle ngelet tu i ba pompino Edit per nje kothre.pabuksa leshit

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!