Basha-ambasadorëve:Qeveria,shkelje
të paprecedentë ligjit e konsensusit

Basha-ambasadorëve:Qeveria,shkelje<br />të paprecedentë ligjit e konsensusit
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një drekë pune me përfaqësuesit e vendeve të BE-së, OSBE-së dhe USA në Shqipëri. Gjata takimit me ambasadorët, Basha ka shprehur shqetësimin për situatën në vend, dhe sipas tij “për kursin anti-ligjor të qeverisë dhe për aktet e saj të fundit kundër konsensusit politik”.
 
“Është e papranueshme dhe e paprecedentë në historinë e shtetit, nisma e re e qeverisë në dëm të administratës publike, që ka të bëjë me vonesën e botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, vendim që ka hedhur poshtë aktin normativ që shtyu zbatimin e Ligjit për Nëpunësin Civil, si dhe hartimi pa asnjë transparencë i një projekt-ligji të ri që parashikon 16 nene anti-reformë që dobësojnë statusin e nëpunësit dhe cënojnë sigurinë juridike të administratës”, tha Basha.
 
Duke u ndalur tek reforma territoriale, kreu i PD-së tha se konsensusi është i domosdoshëm për këtë proces, në mënyrë që rezultatet të jenë të qëndrueshme dhe të gjithëpranueshme.
 
Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu përgjigjur shqetësimit të ambasadorëve për gjendjen e rendit dhe të sigurisë, në veçanti të situatës alarmante të tranzitimit të drogës nga Shqipëria drejt BE-së, tha se “kjo vjen si pasojë e dëmtimit të Policisë së Shtetit, nga shkarkimet masive që ka bërë qeveria, dhe nga zëvendësimi i profesionistëve me militantë partiakë”.
 
“Me ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e Policisë së shtetit, ne kërkojmë jo vetëm të evidentojmë rastet e shkeljes së ligjit, por dhe të kontribuojmë në korrigjimin e tyre”, theksoi Basha.
 
Më tej, kreu i PD, u ndal edhe tek zhvillimet më të fundit me institucionet e paravura, si ILDKP dhe AMA.
 
Sipas Bashës, “qeveria me mënyrën e saj të funksionimit, pa transparencë dhe me arbitraritet, dhe sidomos me faktet më të fundit që tregojnë se kjo mazhorancë i ka braktisur premtimet e saj kryesore të fushatës zgjedhore”. Ndërsa i siguroi ambasadorët se “opozita do të bëjë gjithçka për ta detyruar qeverinë të japë llogari dhe të bëjë transparencë para qytetarëve shqiptarë”.
 
Ndërkaq, Basha i garantoi ambasadorët e Bashkimit Europian, OSBE-së dhe SHBA-së në Tiranë, se “Partia Demokratike do të jetë një mbështetëse pa rezerva e procesit të integrimit europian të Shqipërisë”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'