Basha ankohet tek gjermanët për
Metën: Po manipulohet e vërteta!

Basha ankohet tek gjermanët për<br />Metën: Po manipulohet e vërteta!
BERLIN - Situata politike në Shqipëri dhe nivelet alarmante të depërtimit të elementëve kriminalë në strukturat e shtetit. Ky ka qenë shqetësimi i shprehur nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimet qe ka zhvilluar ditën e sotme me zyrtarë gjermane, në vijim të vizitës së tij në Gjermani.

Gjatë ditës së sotme, Kreu i PD Basha është takuar me me  kryetarin e Komisionit për Çështjet e Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum dhe Roderich Kieseëetter, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU në Komisionin e Punëve të Jashtme, deputetin Thorsten Frei raporter për Shqipërinë, si dhe këshilltari për politikën e jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski, dhe deputetin social demokrat, Dietmar Nietan, anëtar i komitetit për politikë të jashtme në Bundestag

Në takimet e tij Basha ka shprehur shqetësiminin e depërtimit të elementëve kriminalë deri në Kuvendin e Shqipërisë. Basha u ndal edhe në çështjen “Doshi”, ku sipas tij prej më shumë se  gjashtë muajsh, kryetari i kuvendit është i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve me pagesë, ndërsa kryeministri dhe ministri i brendshëm janë përpjekur ta fshehin këtë ngjarje si nga opinioni publik, ashtu edhe nga procesi i duhur ligjor.

Basha i njohu dy zyrtarët e lartë të qeverisë gjermane me përpjekjet që po bëhen nga pushteti për të penguar hetimin, e për të fshehur të vërtetën, mbi çështjen më të mprehtë të 25 viteve të fundit.

Situata politike në Shqipëri dhe nivelet alarmante të depërtimit të elementëve kriminalë në strukturat e shtetit, angazhimi i Basha për t’i dhënë një ofertë të re Shqipërisë në një situatë të rëndë ekonomike dhe të sigurisë, intensifikimi i bashkëpunimit me CDU, në funksion të përgatitjes së platformës së re të PD dhe avancimit të procesit të integrimit në BE, kanë qënë në qendër të takimit të Basha me ligjvënësit gjermanë.

“Çdo ditë, raportohen skandale të përfshirjes së punonjësve të administratës dhe të policisë në trafik droge, lidhje me elementët kriminalë apo favorizim të tyre, duke mos i ndaluar dhe arrestuar sipas ligjit por duke mundësuar dhe kalimin e tyre në pikat kufitare. Dorëheqja e kryetarit të kuvendit nga posti i tij, është parakusht  për t'i hapur rrugën një hetimi të drejtë e të plotë, të painfluencuar nga pushteti. Partia Demokratike ka iniciuar një proces dekriminalizimi, në mënyrë që asnjë person me precedentë kriminalë të mos jetë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, të mos jetë pjesë e të zgjedhurve vendorë apo e administratës. Përveç nismës për t’i ndaluar me ligj personat me të shkuar kriminale që të kandidojnë apo kandidohen, PD do të ketë dhe një komision të posaçëm pranë saj, që do të merret me verifikimin e figurave të përzgjedhura prej saj për të kandiduar në nivel lokal apo qendror.” u shpreh Basha

Basha

Nga ana e tyre, zyrtarët gjermanë kanë mirëpritur këtë iniciativë duke shprehur mbështetjen e tyre duke e konsideruar si një sinjal të qartë edhe për partitë e tjera, që të ndjekin një praktikë të tillë. Ndërkohë, duke iu referuar skandalit të përfshirjes së kreut të Parlamentit në skenarë vrasjesh, ligjvënësit gjermanë kanë vlerësuar se mënyra e hetimit të kësaj çështje do të ndikojë në vlerësimin që jepet për fillimin apo jo të negociatave për anëtarësim në BE, me Shqipërinë. Po kështu, ligjvënësit gjermanë kanë theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes së dhjetorit që lidhet me dekriminalizimin.

Sakaq, edhe bashkëpunimi me partinë e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel ka qenë çështje e diskutuar në takimin mes kryetarit të opozitës, Basha dhe deputetëve gjermanë. Siç bëhet e ditur nga Partia Demokratike ligjvënësit gjermanë ashtu si edhe drejtues të CDU  do të asistojnë opozitën në hartimin e platformës së saj dhe shpalosjes së ofertës së re për shqiptarët që sipas selisë blu do ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e rënduar ekonomike dhe e sigurisë dhe do të pershpejtojë rrugën drejt integrimit europian. 

Basha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat