Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për çështjen e mandateve të opozitës.

Në statusin e tij, Patozi shkruan se është pro mosdjegies së mandateve, jo vetëm sepse LSI-ja nuk do t’i dorëzojë kurrë të vetat por sepse ato duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. 

Por sipas Patozit, Basha nuk e bën djegien e tyre dhe as nuk i përdor duke u kthyer në shkakun e një krize të opozitës së vendit.

Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit.

Astrit Patozi

Vetë Basha është shprehur se djegia e mandateve është opsioni më i lehtë, por synimi është çlirimi i Shqipërisë nga krimi, synim të cilin do ta arrijnë me gjithë shqiptarët.