Kryetari demokrat, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse PD është gati për djegien e mandateve, pas disa paralajmërimeve nga disa eksponentë të selisë blu. Ai dha të njëjtën përgjigje që ka përsëritur prej kohësh se “çdo opsion është i mundshëm”.
Por, kreu i selisë blu tha se zgjedhja e opozitës është përballja për të çliruar Shqipërinë nga krimi, duke e cilësuar si opsionin më të lehtë dorëzimin e mandateve të deputetëve në Kuvend, në një kohë kur sfidë, sipas tij, është çlirimi i Shqipërisë nga krimi.
Jemi të vendosur t’i ndjekim të gjitha hapat, nuk kam ndërmend të zbuloj kalendarin e t’i bëj sensacione mediatike. Djegia e mandateve është opsioni më i lehtë, por...synimi është çlirimi i Shqipërisë nga krimi dhe do ta arrijmë me gjithë shqiptarët.
Lulzim Basha, kryetar i PD
Pyetje-Përgjigje:
Pyetje: Z.Basha, dje në mënyrë simbolike PD dhe deputetët e opozitës hodhën kartonët e votimit në drejtim të qeverisë. Ju folët në fakt për një betejë që vazhdon dhe Parlament që do të zhbëhet. Gjatë paradites keni thirrur edhe mbledhjen e grupit parlamentar a është diskutuar për masa ekstreme siç është bojkoti apo edhe djegia e mandateve të deputetëve të opozitës? A mund të na thoni zyrtarisht cilat janë arsyet e mungesës tuaj dje në organizimin e lamtumirës së ambasadorëve?
Basha: Pyetja e dytë është fare e thjeshtë. Me përjashtim të qenieve mbinatyrore, qeniet njerëzore nuk kanë aftësinë të jenë në dy vende në të njëjtën kohë, ne ishim në Parlament. Për pyetjen e parë, ajo që sapo thash është e qartë. Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t’i bëj subjekt të sensacionve mediatike. Të jeni të sigurt se jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionet; ku djegia e mandatave është opsioni më i lehtë, përballja dhe çlirimi i parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë së bashku me të gjithë qytetarët.
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndër zërat më radikalë brenda PD i cili kërkon djegien e mandateve. Një lëvizje të tillë ekstreme Berisha e propozoi pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku. Ndërsa e ka përsëritur edhe në rastin e akuzave ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit pritet të shembet për t'i hapur rrugë të riut.
Lajmi kryesor: