Basha-Barroso:Mazhoranca
ofron politikë konfliktuale

Basha-Barroso:Mazhoranca<br />ofron politikë konfliktuale
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso me të cilin shkëmbeu pikëpamjet mbi punën e bërë deri më tani dhe sfidat e integrimit të Shqipërisë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
 
Përtej retorikës dhe fjalëve të bukura, theksoi Basha gjatë takimit, qeveria është angazhuar në ngushtimin e hapësirës parlamentare dhe ligjore të opozitës, dhuna fizike ndaj deputetëve të PD në parlament, moszbatimi dhe refuzimi i konsensusit janë realiteti i përditshëm i politikës konfliktuale që ofron mazhoranca sot.
 
Kreu i opozitës  siguroi Barroson se pavarësisht sfidave, PD mbetet e angazhuar për të mbështetur pa kushte procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për të ruajtur dhe konsoliduar standartet dhe normat europiane të demokracisë, lirisë dhe shtetit ligjor.
 
 
Basha i ka shprehur Barrosos mirënjohjen për kontributin që ai dhe KE kanë dhënë që Shqipëria të arrijë në këtë stacion të rëndësishëm të integrimit europian.
 
Gjatë takimit Barroso ka vlerësuar kontributin e PD-së në qeverisje të vendit dhe reformat e ndërmarra që mundësuan ecjen përpara të procesit të integrimit evropian.
 
Duke shprehur keqardhje se mungesa e konsensusit nga opozita e djeshme vonoi miratimin e 3 ligjeve dhe shtyu për dy vite  statusin, Basha theksoi se PD e ka mbështetur pa asnjë kushtëzim procesin e integrimit që ditën e parë që kaloi në opozitë e do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.
 
Më tej Basha u shpreh se konsensusi është arritur me vështirësi në këto vite në Shqipëri, por kur është arritur është zbatuar, por nuk ka lënë pa përmendur prishjen e konsensusit sipas tij, për ligjin e nëpunësit civil që u ndoq nga spastrimet masive duke larguar mijëra punonjës nga detyra pa asnjë motiv ligjor.
 
Pavarësia e institucioneve dhe e gjyqësorit është në rrezik, theksoi Basha, duke e njohur z.Barroso me kapjen e institucioneve nga qeveria dhe me faktin se në 10 muaj janë ndërprerë mandatet e dy krerëve institucionesh të pavarura, ndërsa Presidentit të Republikës i janë hequr kompetenca që sipas ligjeve dhe Kushtetutës i ka ushtruar prej 15 vitesh.
 
Lufta ndaj korrupsionit është prioritet kyc, tha Basha, ndërsa vuri në dukje se korrupsioni politik është forma më e rëndë e tij. Kryetari i opozitës solli në vëmendje rastin e blerjes së votave në Korcë dhe amnistimin nga qeveria të këtij akti të rëndë, emërimin e një personi të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në krye të Qarkut të Vlorës, kapjen përmes presioneve dhe akteve korruptive të kreut të Qarkut të Korcës, dhe një seri emërimesh të personave me precedentë penalë në poste drejtuese të administratës shtetërore.
 
basha, barroso
basha, barroso
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë