Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur me një ndalesë në Kurbin vizitën e tij në Shkodër. Teksan poston videon nga një grumbull i madh njerëzish në shkelje me masat antiCOVID, Basha nuk ndalon as gafat e tij. Gjatë një video live Basha ngatërrohet me datat ku thotë se pelegrinazhit në Kishën e Laçit ku thotë që përfundon në 12 qershor. Kanë qenë të pranishmit që e korrigjojnë duke i thënë  se ajo përfudnon më 13 qershor, ndërsa Basha e kalon me batutë duke thënë se e ka mendjen tek ditëlindja e tij që e ka me 12.

“Në emër të kurbinasve, sonte rastësisht, absolutisht rastësisht, takim i paplanifikuar dhe i cili nuk e shlyen borxhin për të ardhur këtu, për të takuar, për të prezantuar kandidatët më të mrekullueshëm tanë që janë mirëpritur nga Kurbini, Mirdita, Lezha, Shkodra, Vlora e Shqipëria se janë njerëz me integritet, janë njerëz që do të punojnë për shqiptarët.

Ju përshëndes nga Kurbini në këtë të martë që është të shenjtë për katolikët e lidhet me Kishën e Shna Ndout. Por është edhe e marta e parë e Shna Ndojit, që do përfundojë pelegrinazhin më 12 qershor kur Shqipëria do të marrë pjesë…, me 13, me 12 e kam mendjen...

Behari më korrigjon, me 12 është datëlindja ime, me 13 është nata e Shna Nojit”, tha Basha.