Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se PD e ka kthyer në standard që ata që shpallen non grata nuk mund të jenë në pozicionet drejtuese në parti. Basha tha se Berisha i ka mashtruar demokratët me referendumin dhe po tenton të bunkerizojë PD kundër amerikës pasi u shpall non grata..
"I kemi hequr çdo alibi Ramës për të vazhduar qeverisjen me mashtrime dhe batuta të dala boje. Do vazhdojmë, dhe do ti japim fund regjimit të Ramës. Lëvizjet e Berishës që nga shtatori kur e përjashtova, i ka dhënë oksigjen Ramës për halli ne tij që nuk e ka nga ne. Për protestën e thirrur kundër demoratëve dhe SHBA, ka një pikë ku boll është boll. I them demokratëve që kanë dashur një kuvend të jashtëzakonshëm të PD që kryesia e thirri më 18 dhjetor, në reflektim të kërkesave të tyre. Jam përpjekur të gjej zgjidhje me Berishën, por dhe për atë vetë përpjekje që dolën të pasuksesshme. E ndjej si detyrim t'ju them se Berisha ju ka mashtruar me referendumin. Në nisje për të marrë PD dhe për ta bërë bunkier antiamerikan tha se unë kam shkelur statutin. Koha tregoi se kryesia dhe Këshilli Kombëtar, dhe Kuvendi i PD më 18 dhjetor kanë vendosur t'i qëndrojnë qëndrimeve zyrtare të PD për korrupsionin dhe non gratan e SHBA. Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t'ju bëjë për budallenj se përse është shpallur non grata. Shpallja non grata po ngrihet si stuhi në Ballkan."-tha Basha.
Lajmi kryesor:
Një ditë para protestës, Basha mesazh demokratëve: Rrini larg! Nesër Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë! Dhuna, streha e tij e fundit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22