TIRANË- Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha qeveria ka braktisur biznesin duke e lënë të vetëm në luftën e tij me COVID-19. Duke risjellë në vëmendje historinë e një sipërmarrësi, Ardian Boja i cili thotë se po mbijeton në këto kohë, Basha thekson se biznesi po shkon drejt rrënimit.
"Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë. Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret", shkruan Basha.
Historia e Ardian Bojës sjellë nga PD
"Quhem Ardian Boja. Kam një biznes të vogël. Artizanat quhet biznesi jonë, person fizik dhe kemi 20 vjet që shfrytëzojmë këtë aktivitet. Aktiviteti im përfshihet nga 12 taksa dhe tarifa. Kemi 8 vite që derdhim kontribute dhe paguajmë taksat të gjitha. Përkrah kësaj, qeveria ne nuk na ka ndihmuar fare. Duke filluar nga infrastruktura rrugore, që te ndriçimi rrugor që ne taksat i paguajmë vazhdimisht. Dhe pjesa tjetër me e rëndësishme është koha e pandemisë. Pjesa e pandemisë, neve na la pa punë. Përfitimet nuk i kemi marrë, përveçse unë si person, stafi nuk i mori, nuk u përfshi nga ato. Ne kemi 12 taksa dhe tarifa, duke përfshirë 5%, duke përfshirë dhe një 15% që ne na faturohet te materiali. Ne paguajmë 3 herë TVSH-në e materialit, një herë te distributori i madh, e dyta që furnizohem unë dhe e treta kur ja çojmë klientit. Tarifa e energjisë është shumë, shumë e lartë. Është 30% më shtrenjtë seç ka qenë. Ka 7 vite e gjysëm, 8 që është rritur energjia elektrike 25-30%. Ne nuk marrim asnjë farë rimbursimi asgjë. Ne mbijetojmë domethënë nuk… këto kohët e fundit ne vetëm mbijetojmë. Nuk po bëjmë më asnjë lloj aktiviteti të rregullt. Marrim kredi për të paguar taksat".
gjynah, do tja dije bastardi i surrelit per bisnesin e vogel.
Përgjigju