Basha: Bojkot deri të enjten
ja kushtet për dekriminalizimin

Basha: Bojkot deri të enjten<br />ja kushtet për dekriminalizimin
TIRANE - Partia Demokratike e kushtëzon marrëdhënien normale me parlamentin me tre cështje, së pari miratimi i akteve nënligjore për dekriminalzimin që praktikisht mundëson largimin e Armando Prengës nga kuvendi, heqje të mandatit për Koço Kokëdhimen, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli si dhe mosbllokimi i komisioneve hetimore në kuvend.
 
Nëse këto kushte nuk plotësohen kryetari i opozitës tha se republika ka rënë dhe aksioni opozitar nuk do të jetë vetëm në parlament por edhe me qytetarët.

“Të enjten shqyrtim me urgjencë të akteve të dekriminalizimit. Pa e zgjidhur një më një dekriminalizimin dhe paradoksin e uljes së Prengës në kuvend, ky institucion nuk do të punojë normalisht”, tha Basha.

Por ndërsa bojkoti parlamentar nuk u përmend si opsion nga kryetari i PD i cili e fokusoi regimin e tij tek përballja me qeverinë cila po përdor dy standarte me qytetarët dhe ministrat, ish kryeministri Berisha tha se mbëshshtet çdo vendim të grupit madje edhe bojkot parlamentar.

Ndërsa PS në reagimin e saj bëri të ditur se Armando Prenga nuk është më pjesë e grupit të saj parlamentar, Lulzim basha ka këtë përgjigje: “Këto janë truke të Edi Ramë, për t’i hehdur hi syve ndërkombëtarëve dhe qytetarëve.”
 
Deri të enjten deputetët e opozitës do të bojkotojnë punimet në komisionet parlamentare ndërsa këtë të martë PD iu drejtua kuvendit me kërkesën për miratimin në seancë të akteve nënligjore të ligjit të dekriminalizimit.
 
Edhe në shkresën e PD thuhet se kjo forcë politike do të kushtëzojë çdo funksionim normal të parlamentit me miratimit të enjten të vendiemeve që vënë në zbatim ligjin e dekriminalizimit.
 
Prononcimi i plote i Bashesper gazetaret  pas mbledhjes se grupit

Z.Basha, çfarë vendosi Grupi për aksionin opozitar?
Basha: Gjendja në vend po përkeqësohet me shpejtësi. Parametrat e pasigurisë publike si rezultat i bashkëjetesës së krimit dhe krimit të organizuar nga Edi Rama me qeverinë e tij, parametrat e varfërimit të skajshëm si rezultat i vjedhjes së përditshme nga Edi Rama me oligarkët dhe ministrat e tij të korruptuar, parametrat e rëna të demokracisë si rezultat i arbitraritetit dhe shkeljes së Kushtetutës dhe ligjit nga Edi Rama dhe skota e tij, po e zhbëjnë Shqipërinë, Shqipërinë që duam, Shqipërinë demokratike, Shqipërinë e shtetit ligjor. Po e kthejnë vendin  me një shpejtësi në parametrat e njëregjimi,aparteidi me në krye Edi Ramën, i cili ka strehuar në anën e kupolës së tij kriminelët si Armando Prenga, njeriun që botërisht dihet se plagosi, derdhi gjak qytetarësh të pafajshëm në Komisariatin e Laçit dhe për këtë në vend që të mbahet në burg, të gjykohet, të dënohet, shpërblehet dhe rikthehet në Parlament nga Edi Rama.
Në një vend ku personat me rekorde të tmerrshme kriminale që ligji për dekriminalizimin i detyron të largohen nga postet, po strehon me shpejtësi dhe po marrin në dorë frenat e PS-së në Lezhë, në Krujë, në Has, në Mirditë, në Kukës, në Tepelenë, në Përmet, në Këlcyrë, në Fier, në Durrës, në Vlorë e anembanë Shqipërisë. Pra,po ndodh kriminalizimi i shpejtë i PS-së, kthimi me parametra të shpejtë të saj nga një familje politike në një klan kriminal që drejtohet nga Edi Rama.

Këto janë zhvillime të cilat thërrasinpër një gjykim dhe aksion mbarëpopullor i cili nuk mund të kufizohet vetëm tek PD dhe vetëm tek opozita. Sepse siç e kam thënë edhe më përpara, unë kam besim të madh që ndonëse nga njëra anë arbitrariteti, krimi, vjedhja shtohen, nga ana tjetër banda e Edi Ramës është më e izoluar se kurrë.

Edhe vetë socialistët shqiptarë e kuptojnë sot se punojnë në atë parti apo në ato poste qeveritare e administratore që iu kanë dhënë, për një kupolë njerëzish, për Edi Ramën, për Saimir Tahirin, për Arben Ahmetajn, për Koço Kokëdhimën dhe për Ilir Beqajn. Nuk punojnë për Shqipërinë, nuk punojnë për demokracinë, nuk punojnë për qytetarët.

Përballja me këtë regjim është dhe do të jetë e gjithanshme. Përballja në Parlament me këtë regjim do të nisë të enjten me një sërë kushtesh, mosplotësimi të cilave do tëçojë në masat e grupit parlamentar për të pamundësuar funksionimin normal të Parlamentit. Dhe në këto kushte janë ato që janë pjesë e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014, marrëveshje e cila sot ështëdhunuar në të gjitha format e veta:Largimi i Armando Prengës;miratimi të enjten i vendimit që fut në fuqi ligjin për dekriminalizimin, miratimin të enjten, pas shqyrtimit në Komisionin e Mandatevedhe Rregullores, të largimit nga Parlamenti i Shqipërisë i Koço Kokëdhimës, Valentina Leskaj, Rakip Sulit të cilët në kundërshtim me Kushtetutën kanë konsumuar paratë e publikut shqiptar, pasurinë publike ndërkohë që janë vetë deputetë; pamundësimi i mazhorancës për të penguar punën e komisioneve hetimore parlamentare siçka bërë deri më sot, duke tërhequr kuorumin dhe efektivisht duke i kthyer këto komisione në komisione pa vlerë sepse puna nuk mund të vazhdojë dhe nuk është e ligjëruar në mungesë të përfaqësuesve të maxhorancës.
Thelbi është dekriminalizimi, germa e ligjit dhe shpirti i ligjit të dekriminalizimit. Për sa kohë që simbolet e dekriminalizimit siçështë Armando Prenga në të kaluarën e tij dhe siçështë ai sot simbol i kriminalizimit, i deputetit që qëllon dhe gjakos me armë pa leje në derë të komisariatit e kanë rrugën e hapur për atë që quhet Kuvend i Shqipërisë, ky institucion dhe kjo foltore nuk do tëfunksionojnë normalisht.

Kjo kërkon një mobilizim të madh qytetar të gjithë atyre që e ndjejnë se janë jashtë kupolës, se janë nën arbitraritetin e vazhdueshëm dhe nën goditjen e vazhdueshme të këtij regjimi. Merren dhe burgosen për 72 orë  për riparim të një dritareje ndërkohë që oligarkët betonojnë parkun e tyre,  merren dhe futen në burg për një kupon tatimor për një kile qepë apo një kile kripë, kur ministri i Brendshëm, tutori i bandave të trafikut pohon në televizion se makinën që gjoja e paska shitur e ka mbajtur në të zezë dhe nuk i hyn ferrë në këmbë, përkundrazi prokurorët e korruptuar mbyllin çështjen duke pamundësuar drejtësinë.

Në një vend ku institucionet pamundësojnë drejtësinë, mbetet vetëm një shpresë dhe kjo është shpresa e një reagimi të fortë qytetar. Shansi i fundit për këtë parlament që të funksionojë është përmbushja e kushteve të opozitës. Pas kësaj, kjo republikë ka rënë dhe institucionet e kësaj republike duhet dhe do të mbeten në mëshirën e vullnetit të qytetarëve shqiptarë për të cilët kam besim se nuk do ta lënë vetën e tyre pas 45 vitesh edhe njëherë të përsëritet fati i zi i shekullit të kaluar por do të ngrihen për të garantuar liritë e tyre themelore.

Ne do ti prijmë kësaj beteje. Ne do të jemi në krah të tyre edhe për kauza tërësisht qytetare siç ishte ai i Parkut të Liqenit por edhe për kauza tërësisht politike siç është ndërtimi i dy botëve të ndryshme:  Ndërtimi i një aparteidi këtu në Shqipëri me Edi Ramën që është mbi ligjin dhe kundër ligjit dhe me qytetarët e tjerë që goditen arbitrarisht dhe u merret shpirti për bukën e gojës. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe do të marrë fund.

Z. Basha, pse iu rikthyet edhe njëherë dekriminalizimit kur tani është në çështje të parë Reforma në Drejtësi, kur për dekriminalizimin nuk ishte bërë aktet dhe ju kishit lenë kohë kohë deri në mars. Kështu ka thënë Partia Demokratike…pse kjo urgjencë?
Basha: Nuk është e vërtetë. Partia Demokratike ka insistuar për miratimin sa më të shpejtë të këtyre akteve. Partia Socialiste nuk ka lëvizur gishtin në këtë drejtim. Të Ejnten, siç e keni marrë vesh, sot janë depozituar kërkesat e Partisë Demokratike për shqyrtimin me urgjencë të ejnten të akteve. Çdo vonesë në këtë drejtim ngarkon drejtpërdrejtë me përgjegjësi Edi Ramën dhe kupolën e tij. Pa zgjidhur një më një të ligjit të dekriminalizimit, pa zgjidhur paradoksin e uljes së njeriut që gjakos qytetarët e vetë e pastaj vjen e ulet si deputet normal në parlament, vendi nuk mund të bëjë përpara, vendi nuk do të funksionojë për asnjë minutë si një parlament normal.

Por pritet vendimi i Gjykatës së Lartë…
Basha: Vendimin e Gjykatës së Lartë le ta presin oligarkët, le ta presin shokët e tij. Për Partinë Demokratike dhe qytetarët e Laçit dhe gjithë Shqipërisë akti kriminal dhe në flagrancë i plagosjes me armë zjarri të qytetarëve nga një deputet me armëmbajtje pa leje është vepër e mjaftueshme për të mos lejuar praninë e tij në atë që duhet të jetë tempulli i tempulli i demokracisë.

Ka një deklaratë nga PS që Armando Prenga nuk është më deputeti i yni…
Basha: Këto janë truket e Edi Ramës. Këto janë përpjekje për ti hedhur hi syve qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Edi Rama është subjekti numër një i dekriminalizimit. Ju e patë se si i sfiduar nga mesazhet e Sekretarit Kerri, dekriminalizimin e vlerësoi si të vetmen reformën të sukseshme dhe një model për tu ndjekur në reforma të tjera për të cilat ka nevojë vendi, ky u hodh në një fushatë të shfrenuar të përqafimit dhe marrjes me gajret të Arben Ndokës, të Artur Bushit e të Elvis Roshit sepse Edi Rama e ka zgjidhur fatin e tij politik pazgjidhshmërisht me kriminelët dhe personat me rekorde kriminale që ka sjellë në Parlament, që ka sjellë në bashki, që ka sjellë në Partinë Socialiste. Ky është modeli i tij dhe ne këtë model do ta shkatërrojmë.

Po si z Basha? Nuk më dhatë përgjigje se pse me kaq urgjencë?
Basha: Sepse ju e patë që dje që në shkelje flagrante të normave me elementare, i dyshuari, i hetuari, i kapuri, i arrestuari në flagrancë për gjakosjen e qytetarëve në komisariat, kthehet në Parlament.

Por është i pafajshëm…
Basha: Jo nuk është i pafajshëm. Është nën hetim për një vepër në flagrancë. Ju e dini që Calët mbetën në burg ndërsa sulmuesi u lirua. Nëse ju kjo u duket normale merreni e pranojeni. Të jeni të sigurtë që kush e pranon këtë është minoranca absolute sot në Shqipëri, dhe ajo që them unë është mendimi dhe qendrimi i shumicës absolute të shqiptarëve. Gjakosësit e shqiptarëve e kanë vendin në qeli nuk e kanë vendin në Parlament.

Z Basha, a ka një pengesë teknike për shkak se z Meta është në një vizitë zyrtare jashtë vendit?
Basha: Nuk ka asnjë pengesë. Kjo është çështje e vullnetit politik. Nëse ka vullnet politik kjo zgjidhet. Nëse nuk ka do të përballen me opozitën në Parlament dhe kudo tjetër.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar