Basha: Buxheti 2017 anti-social,
u rrit taksa e gazit për shqiptarët 

Basha: Buxheti 2017 anti-social,<br />u rrit taksa e gazit për shqiptarët 
Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar si anti-popullor dhe social buxhetin e ri të 2017 duke deklaruar se opozita nuk do ta votojë nesër, pasi rrëzon shtresat në nevojë.
 
Sipas tij ka një kontrast të thellë mes asaj që propozon qeveria dhe alternativës së opozitës.
 
"Në buxhetin e ri parashikohet rritje taksash për shqiptarët, ashtu sikur ka ndodhur edhe në tre vitet e fundit, ndryshe nga premtimet kur kjo qeveri erdhi në pushtet.
 
Është rritur taksa e gazit sepse shqiptarët po konvertojnë makinat e tyre, ndërsa ky do të mbrojë klientët e tij duke detyruar qytetarët.
 
Opozita do të shpalosin në detaje nesër buxhetin anti- popullor. Alternativa jonë është krejtësisht e kundërta e kësaj që bën Rama.
 
Ne do të ulim taksat, asnjë lekë për luks dhe ekspozita dhe te miqtë, por familjet në nevojë
" shprehet Basha.
 
Kreu i opozitës u pyet edhe për ligjin e Vettingut dhe mundësinë e uljes për negociata pas deklaratës së djeshme, por ai u shpreh se "Qeveria ka mbyllur dyert e integrimit dhe fajin e gjen te parlamentarët dhe deputetë gjermanë dhe europianë.
 
Deklarata ime për ligjin e Vettingut ka qenë e qartë, por Rama e përdor si pretekst për mos hapjen e negociatave, ai nuk pranon të ule
t" përfundoi ai. 

Deklarata e plotë e Bashës për buxhetin


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon