Basha: Dako dhe deputeti i PS
presion për lirimin e Durim Keçit

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Ramës që të mos vendosë TVSH te biznesi i vogël. Sipas Bashës vendosja e TVSH për biznesin e vogël jo vetëm që do i rrënojë, por do të rrisë edhe çmimet për qytetarët. 

Ramën e ka kapur paniku për TVSH për biznesin e vogël. Rama po ndihmon oligarkët, dëshiron të vendosë TVSH biznesit të vogël. Të tregojë sa kontribuojnë oligarkët për taksat, Rama i mbron.

Biznesi i vogël nën 12 mln të vjetra, të mos paguajë TVSH, kështu do të rritet lufta kundër informalitetit. FMN është shprehur kundër. Mirëpresim një debat” deklaroi ai.

Më pas Basha akuzoi se kryebashkiaku i Durrësit Dako dhe një deputet i PS i kanë bërë presion policisë për lirimin e Durim Kecit, të arrestuar pak ditë më parë, pasi kërkohet nga drejtësia italiane.

Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ftojmë gjithë gazetarët kurajozë në këtë betejë. Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit persona me imunitet i bënë presion policisë, në dijeninë tonë është kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe një deputet i PS” deklaroi Basha.

Durim Keçi është arrestuar javën e kaluar edhe pse ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga Interpoli. Basha ka deklaruar më herët se Policia kishte fshehur kërkesën e Interpolit, duke akuzuar se Keçi ka lidhje politike me PS e Durrësit.

“Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale” Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian”.

Reforma Zgjedhore, Basha: Kemi 8 vite që propozuam votën e emirgantëve
Përsa i përket reformës zgjedhore, Basha u shpreh se gjithçka përmblidhet me një aksion politik, dekriminalizimin e zgjedhjeve. “Janë dy shtylla kryesore për Reformën Zgjedhore: Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe vota e emigrantëve.

Bylykbashi ka paraqitur draft-strategjinë e PD-në, e cila përmblidhet me një aksion politik, dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe mbështetje totale për votën e emigrantëve, si propozim i kahershëm i PD-së. Po mbushen tetë vjet që kur PD-ja ka propozuar votën e emigrantëve” deklaroi ai. 

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Keqardhje per KM i cili ne panik e coroditje totale nga reagimi popullor, opozitar dhe i institucioneve financiare nderkombetare, lidhur me futjen e biznesit te vogel ne TVSH, rreket te gjeje strehe tek statusi i nje deputeti te tij.

Marrezi te thuash se Opozita po i del ne mbrojtje biznesit te madh duke propozuar kufirin e regjistrimit ne 12 milione leke?! Pra, te nxjerresh jashte skemes se tvsh dhjetra mijera biznese te vogla dhe t'u garantosh atyre nje taksim te thjeshte e te ndershem me kuota fikse e pa regjistrime kontabel te nderlikuara, qenka mbrojtje e oligarkeve? Sharlatanizem!!

Pse KM dhe deputeti i tij pas gati 4 vitesh ne pushtet paskan lejuar te edhenj te shtiren si te vegjel? Pse pas kaq e kaq fushatave gjoja anti-informalitet, shteti i km dhe deputetit te tij detyrohet te dorezohet para oligarkeve te vertete te cilet duan t'u rrembejne te vegjelve djersen, mundin dhe sakrificen ne 21 vite jete te ekzistences se tvsh?

Po FMN e lexon km dhe deputeti i tij? Po ekspertet e tij i degjon KM dhe deputeti i tij?

Kush ju pergjigjet pyetjeve te mesiperme e kupton qarte se i vetmi qe mbron oligarket eshte KM dhe deputeti i tij.

Lerini provokimet dhe uluni te diskutoni me biznesin e vogel, me shoqatat e konsumatoreve, me FMN, pse jo, edhe me opoziten. Propozimi yne per rritjen e pragut te biznesit te vogel pa tvsh ne 12 milione leke eshte zgjidhja per kete situate absurde te krijuar nga cmenduria.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave