Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
Lulzim Basha, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot (25 Nëntor) për dënimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai e cilësoi Dakon si një "hajdut të dobishëm" për Edi Ramën, duke akuzuar se ai ka shndërruar Bashkinë e Durrësit në një vatër korrupsioni dhe ka shërbyer për interesa elektorale dhe kriminale.
Basha shkruan ndër të tjera se “sanksionimi i Dakos nga SHBA dhe dënimi i tij nga GJKKO janë tregues të degradimit të pushtetit të Ramës”, por se hetimet duhet të shkojnë më thellë për lidhjet e Dakos me krimin.
Ai kërkoi që hetimet për dosjen famëkeqe 339 të vazhdojnë, duke theksuar “nevojën për ndarje të politikës nga krimi dhe luftë të fortë kundër korrupsionit”.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
“Vangjush Dako është një nga hajdutët e dobishëm të Edi Ramës, përmes të cilit e ktheu Bashkinë e Durrësit në një vatër korrupsioni, në shërbim të interesave ekonomike dhe elektorale të pushtetit dhe krimit të organizuar.
Sanksionimi i tij si “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dënimi nga GJKKO, janë tregues të degradimit të pushtetit të Edi Ramës, i cili ka përdorur Dakon për vjedhjen e zgjedhjeve dhe shkatërrimin e Durrësit, e po ashtu ka qenë një nga mbrojtësit më të ethshëm të ish-kryebashkiakut, duke i krijuar ndër vite një imunitet të paligjshëm.
Vendimi i sotëm i GJKKO është një hap i parë pozitiv, por i pamjaftueshëm. Vangjush Dako duhet të hetohet për lidhjet e tij me krimin dhe përdorimin e pushtetit në funksion të organizatave kriminale në këmbim të votave.
E gjithë bota e ka dëgjuar përmes BILD se si Dako bashkëpunonte me krimin e organizuar për të përfituar vota në Durrës. Dosja famëkeqe 339 nuk mund të harrohet, por duhet t'i shkohet deri në fund hetimeve. Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta kundër korrupsionit janë kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për një qeveri që i shërben qytetarëve. Shqipëria meriton më shumë!”
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
O zot kur bo politik dhe luli hipolit.
Përgjigju