Basha denoncon projektet për
inceneratorët: Skema korruptive

Basha denoncon projektet për<br />inceneratorët: Skema korruptive<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka denoncuar projektet për inceneratorët që që pritet të ndërtohen në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Basha tha se janë 40 milionë euro në vit që shkojnë për kompanitë pas të cilave, tha ai, fshihen Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.
 

"Inceneratorët janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive e kriminale. Ka tre inceneratorë, ai i Elbasnit, Fierit dhe Tiranës. Mediat kanë zbuluar se të treja kontrollohen nga i njëjti person pas të cilit fshihen pronarët e vërtetë. Pronarët e vërtetë janë Arben Ahmjetaj dhe Edi Rama. I hodhën 4.8 mln euro ndërtuesit të inceneratorit në Fier, pa nisur punimet. 10 mln euro i marrin këta të tre, Fieri, Elbasani dhe Tirana. Bëhet fjalë për 400 mln euro që do paguhen në 20 vite për ndërtimin e tyre. Marrin privatin për të ndërtuar inceneratorin dhe bëjnë një PPP me privatin kur privati nuk bën asgtjë, veç merr lekë nga buxheti. Kjo, për një periudhë 10 vjeçare me një kosto 400 mln euro. Kompania fsheh pronarët e vërtetë, ndot mjedisin dhe prodhon rreziqe për shëndetin", u shpreh Basha.  

Kreu demokrat bëri thirrje që KLSH e Prokuroria të nisin hetimin dhe të vendosin pikat mbi i për ata, që sipas tij, po dëmtojnë shëndetin e qytetarëve dhe po grabisin fondet e taksapaguesve. Pas eksportit të drogës, tha Basha, Rama po importon plehra nga Europa. "Kjo është faqja tjetër e medaljes pas kanabizimit. Me kanabizimin eksporton drogë, me inceneratorin importon mbetje nga europa. 40 mln euro në vit në duart ë një njeriu të vetëm, pas të cilit fshihen Rama dhe Ahmetaj". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore