Futja në mënyrë të njëanshme në kalendarin e punimeve të Kuvendit, jo vetëm që është një akti i papranueshme për opozitën, por ky hap do të sjellë pasoja të parikuperueshme. Ndërsa mësohet se që prej të premtes, mazhoranca ka ndërprerë çdo komunikim me opozitën për këtë çështje. Pas mbledhjes me parlamentarët demokratë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha se me këtë akt, Kryeministri është vetëdenoncuar si armiku i reformës i cili po merr përsipër dështimin e saj edhe për të paktën një vit. Ky veprim sipas Bashës rrezikon të destabilizojë politikisht vendin.
"
Duke avancuar në mënyrë të njëanshme në Parlament kërkesën për të miratuar një draft kushtetues i cili kap drejtësinë, Edi Rama ka marrë përsipër shtyrjen për të paktën një vit të reformës në drejtësi dhe në anën tjetër delegjitimimin e Parlamentit dhe destabilizimin politik të Shqipërisë. Kjo ne nuk na habit. Jemi ndeshur me këtë axhendë të Edi Ramës që ditën e parë të reformës në drejtësi", u shpreh Basha.
Kreu i opozitës kishte një ftesë të drejtpërdrejtë për deputetët e mazhorancës të mos përdoren politikisht nga Rama, ndërsa kujtoi se në mbështetje të opozitës kanë dalë tashmë hapur edhe eksponentë politikë të shumicës politike. Mësohet se për këtë draft opozita mbështetet nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ai i PDK-së si dhe dy deputetët e tjerë demokristianë, Mirela Ferracaku e Eduard Ndocaj.
“
Sot i bëj thirrje deputetëve të mazhorancës të mos përdoren politikisht si mburojë nga njeriu që ka tmerr drejtësinë e pavaruar. PD ka bërë të gjitha përpjekjet për një drejtësi që nuk mbron por lufton krimin e korrupsionin, por një drejtësi që t'i shërbejë qytetarëve. Nëse ka kapje sipas draftit të Edi Ramës, nuk ka reformë. Nëse ka reformë, ajo do të bëhet sipas Komisionit të Venecias”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.
Reforma në drejtësi nuk mund të bëhet pa implementimin në të, të nenin 88 të draftit final të Komisionit të Venecias, e për këtë demokratët duken të vendosur në qëndrimin e tyre. Edhe një ditë parë përmes kryetarit të grupit parlamentar demokrat, opozita ka shpalosur të njëjtin qëndrim pas letrës së kreut të grupit të PS
Gramoz Ruçi për ta futur draftin e drejtësisë në kalendarin e Kuvendit.
“Ajo që kërkojmë është ta përfundojmë këtë proces për t'i dhënë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë ata dhe jo një peshqesh për Edi Ramën i cili ka 1001 arsye t'i trembet një drejtësie të pavarur, një gjyqësori të pavarur e një prokurorie të pavarur. Thirrja jonë mbetet zbatimi i plotë i rekomandimit nr. 88 të Komisionit Venecias. Refuzuesi është Edi Rama, armiku i drejtësisë së pavarur është Edi Rama”, u shpreh Basha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 1235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32