Pas dorëheqjes, Basha shkon në seli! S'ka ende emra për grupin e negociatorëve me deputetët e Berishës! Alibeaj si kryetar i komanduar i PD: Do na bashkojë qëllimi i mirë

TIRANË- Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha ka zgjedhur që të shkojë sot në seli, teksa më herët ka shkuar Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetari i komanduar i PD-së, është i bindur se PD-në do e bashkojë qëllimi i mirë dhe respekti për njëri-tjetrin.

"Bashkimi të vlerat është çelësi i të gjitha atyre që vuajnë peshën e diktaturës. Bashkimi të këto vlera, respekti te njëri-tjetri", tha Alibeaj. 

 Deri më tani, nga selia blu thuhet se Alibeaj do të qëndrojë si kryetar i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, proces ky që synohet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të 2023.

Megjithatë, kjo është një nga pikat që ndan PD-në zyrtare me Komisionin e Rithemelimit. Kjo sepse Berisha synon që të nisë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të demokratëve në kuvendin e 30 prillit. Të gjendur përballë ndasive të mëdha mes 2 palëve që kulmojnë me zgjedhjen e drejtuesit të ri të demokratëve, Aliebaj gjendet përballë një detyrë të vështirë që të bashkojë Partinë Demokratike, dhe të mos ketë një PD të Bashës, një të Berishës apo dhe një tjetër që nuk mbështet asnjërin.  Tentativat e para për një bashkim kanë nisur nga grupi "Dhjetori '90", ku një prej anëtarëve të saj, Bislim Ahmetaj tha se grupimi që ai përfaqëson do të bëjë gjithçka që të mbledhë në një tryezë 2 grupet në PD.

" Ne do t'i ulim ata në tryezë. Këtë herë do ta bëjmë rolin e negociatorit për të mirë të Partisë Demokratike, që është një vlerë e shtuar për Shqipërinë", tha Bislim Ahmetaj.

Në një nga 4 pikat e deklaratës zyrtare të grupit të deputetëve, pas largimit të Bashës, është pikërisht parashtrimi i kërkesës për të nisur negociatat me deputetët e pezulluar, por duke e kushtëzuar me largimin e Sali Berishës. E ku kjo tashmë është shndërruar në fakt, ende nuk janë ngritur grupet e punës që do të bëjnë negociatat.

Ndërkohë, edhe pse është ende herët, përveç Sali Berishës, nuk asnjë emër nga radhët e demokratëve, që ka shprehur gatishmërinë për të marrë kreun e PD-së.

Kjo qetësi në PD nuk ishte parë prej kohësh, kjo sepse prej gati 1 viti, që nga 9 shtatori Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën e shpallur 'Non Grata' nga SHBA nisën përplasjet dhe përçarja brenda partisë. Kulmi arriti pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku për herë të parë në histori PD-ja doli forcë e tretë dhe pas presioneve të vetë deputetëve edhe mbështetësve të tij, Lulzim Basha u dorëhoq. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Grupimi 'Dhjetor 90'/ Bislim Ahmetaj: Do t'i ulim në një tryezë 2 grupet në PD

 

Një prej anëtarëve të grupit të '90, Bislim Ahmetaj ka folur sot para Selisë blu se grupimi që ai përfaqëson do të bëjë gjithçka që të mbledhë në një tryezë 2 grupet në PD.

"Sot kujtojmë votën e lirë. Në Shqipëri institucioni i dorëheqjen është më pak i arriri deri më sot. Akti i djeshëm i kryetarit erdhi i stërvonuar kur ai mbeti një pakicë shumë e vogël. Sot jemi para jush për të thënë që jemi këtu, te Partia Demokratike edhe pse ende nuk janë hapur dyert. Ne do të hyjmë në PD kur Alibeaj të ulet në tryezë me grupin e rithemelimit. Ne do t'i ulim ata në tryezë. Këtë herë do ta bëjmë rolin e negociatorit për të mirë të Partisë Demokratike, që është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Palët të tërhiqen 2 hapa pas për të shkuar tek një bashkim i vërtetë ashtu sicc e meritojnë demokratët shqiptarë", tha Bislim Ahmetaj.

Ora 12:39
Alibeaj: PD-në do ta bashkojë qëllimi i mirë, vlerat dhe respekti ndaj njëri-tjetrit

 

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat në lidhje me bashkimin e PD-së pas dorëheqjes së djeshme të Lulzim Bashës.

'Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhur lirinë, duke zgjedhur demokracinë dhe unë besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre të cilëve vuajnë sot si dikur në fakt, si para 30 viteve, pikërisht peshën e madhe të diktaturës, s’ka zgjidhje tjetër. Bashkimi tek këto vlera, respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkimi dhe ndaj asaj që është dhe e keqja më e madhe, regjimi që është instaluar tashmë në Shqipëri dhe që ndihet çdo ditë, nga mëngjesi në dark në jetën e çdo familjeje shqiptare. Dhe unë besoj që kjo është thirrja sot më shumë sesa kurrë që buron nga shpirti dhe nga zemra jo vetëm e çdo demokrati, e çdo shqiptari. Kësaj do të duhet, shpresoj, uroj, besoj madje që do të duhet të gjithë së bashku t’i shërbejmë. Është shërbimi më i madh, nuk jam penduar kurrsesi për 30 vite më parë kur kam votuar për herë të parë 30 vite më parë.  Bashkimi është ndër demokratë. Bashkimi bëhet fjalë për të gjithë ata demokratë të sakrificës, të vuajtjes, të sakrificës që kanë bërë për 30 vite, që nuk kanë përfituar, që ndjejnë sot më shumë sesa kushdo peshën e madhe, pse jo të themi edhe të këtyre përplasjeve tona. 
Siç e thash, sot është një ditë feste edhe për një arsye tjetër, së bashku me koleget e mia po shkoj të bëj ritin e duhur. Do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat. E rëndësishme është buonsensi. Buonsensi buron nga këto vlera që unë thashë. Të bëhemi bashkë pikërisht për të mirën e PD.', tha Alibeaj.

Ora 12:31
Pas dorëheqjes, Lulzim Basha shkon sërish në zyrë

 

Pas dorëheqjes, Lulzim Basha shkon sërish në zyrë. 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 22/03/2022 23:03

    SI TE bashkoheni si te ndaheni ju ne PD njesoj jeni ,,,,jeni nje mut i madh,,,ikni qerohuni nga politika,,,HAJDUTE --KRIMINELE --E MALOKE...

    Përgjigju
  • tironci: 22/03/2022 16:27

    Perzejeni ket shkerdhate bashk me hajnat e vet nga partia se keto e cun PD ne ket fare derexheje qe svin ne pushtet as per 10 vjet te tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veri-Jug/ ‘Shkodra n’fest’, tradita dhe magjia e Vitit të Ri 2025

Veri-Jug/ ‘Shkodra n’fest’, tradita dhe magjia e Vitit të Ri 2025