Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i parë nga PS! Gjiknuri nga Elbasani: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik, duhet të kishte ikur me kohë

Nga  Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Ai është pyetur nga mediat edhe në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike. Gjiknuri ka thënë se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë. Ky është reagimi i parë i Partisë Socialiste për dorëheqjen e Bashës.

"Në dukje ky është akti i parë fisnik i një humbësi kronik, një veprim të cilin duhet ta kishte bërë me kohë. Megjithatë ne si PS, nuk e kemi vëmendjen tek ajo se çfarë po ndodh në PD.

PD apo opozita shqiptare është futur në një cikël të vështirë, shkërmoqet në shumë flukse.  Akti i dorëheqjes mund të duket fillimi i fundit të këtij procesi, por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne vëmendje e kemi tek qytetarët shqiptarë.

Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë", tha Gjiknuri.

Pas 9 vitesh aspak të lavdishme në krye të Partisë Demokratike dhe humbjeve të njëpasnjëshme, Lulzim Basha ka dhënë dje dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend. Edhe pse luftoi me çdo mënyrë që pas çdo humbje në zgjedhje të mbante postin e kreut të PD, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve, ku këtë herë kundër i dolën edhe besnikët e tij më të mëdhenj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës