'I përfshirë në aferën e Portit të Durrësit', Basha i përgjigjet Berishës: Mashtrime! S'jemi kundër investimeve

Lulzim Basha iu përgjigj edhe akuzave të Berishës se kreu i PD me kryeministrin Edi Ram janë të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit. Basha, teksa i quajti këto akuza një gënjeshtër të pastër, tha se PD nuk është kundra investimeve, por kërkon transparencë dhe konsultime me të gjithë qytetarët.

"Politika ka humbur fytyrën njerëzore dhe ka uzurpuar institucionet, institucione e uzurpuara nga politika nuk mund t'i shërbejnë ekonomisë. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin përpara në politikë jo vetëm në Shqipëri, është se përdorin një politikë që i bëjnë njerëzit të mos mendojnë, mos të logjikojnë, i ushqejnë si fëmija në çerdhe. Nuk logjikojnë.

Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, në veçanti unë dhe i pari i qeverisë kemi pakt për Portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Kemi qëndruar fuqimisht për transparencë dhe e konsiderojmë një aferë.

Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit por kërkon transparencë. Kjo punë s'bëhet duke sjellë një sheik."-tha Basha.


Lajmi kryesor:

Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Basha përgjigjet ashpër: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra! Partia Demokratike po tejkalon të shkuarën


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET