Basha: Do kërkojmë hapjen e dosjeve të KGB-së dhe UDB-së, të zbulohen emrat e spiunëve

Partia Demokratike do të kërkojë hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB-së sovjetike dhe UDB-së jugosllave. Në një aktivitet për 33 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje institucioneve, përfshirë këtu edhe Autoritetit të Dosjeve, që të hapen këto dosje, pasi sipas tij është jetike jo vetëm për transparencën, por edhe për sigurinë kombëtare.

“Në periudhën që po përjetojmë, të ringjalljes së rivaliteteve të vjetra gjeostrategjike, të rin së aspiratave sunduese të Rusisë dhe aleatëve të vetë të fshehur në Ballkan, tani kanë filluar dalin hapur, siç është Serbia, është jetike që Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe të zbulimit, të ekspozojnë agjenturën e KGB-së dhe UBD. Ekspozimi i agjenturës jugosllave dhe sovjetike, nuk është një hap që duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por edhe në funksion të sigurisë kombëtare.

Kreu i PD thotë se do të dorëzojnë kërkesën për ekspozimin e emrave që kanë qenë pjesë e agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri. Basha thotë se mbajtja e fshehtë e këtyre emrave s’ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse sabotimit dhe eliminimit të interesave kombëtare shqiptare.

“PD do hedhë hapin konkret të institucionalizimit të kërkesës që këto dy rrjete të dy shërbimeve ndaj më armiqësore të mos gëzojnë më mbrojtjen e pakuptimtë që jepet duke i mbajtur të fshehta emrat dhe të dhënat e këtyre dy organizatave që s’kanë patur asnjë qëllim tjetër përveç sabotimit dhe eliminimit të interesave kombëtare shqiptare. Thirrja ime në emër të PD, shumë shpejt edhe kërkesa do jetë ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri”, tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha ‘thumb’ Berishës: Në opozitë e trajtojmë si ditë proteste, në qeveri u mjaftuam me disa fjalë përkujtimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 33-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në një aktivitet, ku mori pjesë edhe studiuesi Bernd Fischer që u bashkua nga SHBA.

Kjo ditë të rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, Basha tha se ka një domethënie të madhe për shqiptarët por edhe vetë demokratët. Më tej ai shtoi se ka ardhur koha që kësaj dite t’i jepet vendi që i takon në histori. Ai shtoi se PD është sjellë me dy standarde me këtë ditë, kur ishte në qeveri mjaftohej me disa fjalë përkujtimore, ndërsa në opozitë e sheh si ditë proteste, një thumb ky që duket si për Berishën në arrest shtëpie, i cili ka thirrur sot një protestë.

“20 shkurti është një datë me një domethënie të madhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Është e tillë dhe për Partinë Demokratike, ndonëse sjellja jonë si formacion politik në raport me 20 shkurtin ndryshon në varësi të një faktori të rëndësishëm, por edhe domethënës. Ndryshe sillet PD me 20 shkurtin kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë. Pothuajse pa përjashtim kur Partia Demokratike është në opozitë, e konsideron 20 shkurtin një ditë për të protestuar, ndërsa në qeverisje mjaftohemi me disa fjalë përkujtimi dhe nderimi.

Në fakt 20 shkurti ka një simbolikë të madhe që shkon përtej Partisë Demokratike, një simbolikë e cila pret të zbërthehet akoma nga studiuesit të huaj, pse jo dhe shqiptarë. Ndaj dhe e mirëpres dhe inkurajoj këtë aktivitet dhe të tillë si ai për të filluar për ta zhveshur dhe çmitizuar 20 shkurtin dhe datat të ngjashme me 20 shkurtin dhe për t’i dhënë vendin që i takon objektivisht në histori. Jo vendi që i caktojnë interesa të momentit politik.

Për një kohë të gjatë, Partia Demokratike dhe 20 shkurti kanë qenë të pandarë për një shkak të vetëm. Sepse për ne vrasja e frikës simbolizohej nga kjo datë dhe kjo datë simbolizonte përmes vrasjes së frikës edhe rolin vendimtar të njerëzve në shkallmimin e imazhit të frikës siç ishte shtatorja e Enver Hoxhës në mes të sheshit qendror të kryeqytetit. Por, kurrë nuk u ndalëm të analizojmë se cilat ishin shkaqet e kësaj frike dhe nëse bashkë me shtatoren I rrëzuam këto shkaqe njëherë e përgjithmonë. Nuk ka njeri në këtë sallë apo jashtë kësaj salle të mos jetë në gjendje të artikulojë shkaqet e frikës”, tha Basha.

E pikërisht shkëputjen nga komunizmi e dikatura, Basha tha se PD nuk duhet t’ia kërkojë vetëm kundërshtarit socialist, por duhet ta nisë nga vetja.

“Padiskutim është e lehtë dhe e udhës për Partinë Demokratike në opozitë të drejtojë gishtin tek kundërshtari politik si një formacion i cili mbart me vete jo vetëm barën e rëndë të trashëgimisë të partisë së punës së Shqipërisë, arkitektes së diktaturës. Dhe këtë e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë sepse është detyra jonë. Por detyra jonë më 20 shkurt është brenda një vështrimi introspektiv, prat ë shohim brenda vetes tonë. Kemi me të drejt me veten kapitalin e 20 shkurtit, e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, sepse me të drejtë ata që e bënë këtë ishin në masë mbështeteës të opozitës, mbështetës të PD, e cila më shumë sesa një parti ishte një front I gjerë I njerëzve jkundër diktaturës. Por kemi brenda nesh peshën e rëndë dhe akoma të painspektuar në mënyrë objektive të mosçrënjosjes së frikës. Madje të flirtimit dhe shpeshherë të përdorimit të frikës për të arritur qëllimet tona politike, në veçanti gjatë administrimit të pushtetit", tha Basha.

Ora 10:37
Hapja e dosjeve të sigurimit, Basha: Premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD, dështim epokal

 

Kreu i PD, Lulzim Basha në një aktivitetit për 33-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, u ka kërkuar falje të përndjekurve poltikë dhe shqiptarëve për një premtim të pambajtur të PD-së.

Basha tha se hapja e dosjeve të sigurimit ka qenë një premtim i PD që ka dështuar, ndërsa tha se kanë çuar në Kuvend më parë kërkesën për hapjen e dosjeve. Sipas tij dosjet e sigurimit përdoren për të ushtruar presione.

“PD ka çuar në Kuvend prej kohësh një propozim që synon hapjen e plotë të dosjeve, edhe si një shërbim ndaj shoqërisë por edhe eliminimin e atyre që kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosjet e sigurimit për të ushtruar presion. Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjecar i PD, dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve dhe të përndjekurve politikë për këtë dështim epokal”, tha Basha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demi: 20/02/2024 17:58

    Luli kujdes se mos je edhe ti. luli je shume von, spiunet e bene punen e tyre per 30 vjet. ti mashtron.

    Përgjigju
  • Maks: 20/02/2024 16:18

    Bravo luli Do beje mir te kerkoje te dilnin dosjet edhe te agjenteve te asfalis apo Cia Te mos u ngelte qefi atyre te udb apo KGB

    Përgjigju
  • populli: 20/02/2024 15:43

    OPAAAAAAAAAAA LEXHENDAAAAAAAAAAAAAAAAA...E HONGRIIIIIIII

    Përgjigju
  • 7x7: 20/02/2024 13:25

    Po mër po do hapësh dosjet e KGB nqs t'i jep Putini ty.

    Përgjigju
  • drejtesia: 20/02/2024 13:00

    Po ti je brenda asaj liste more qullash,ke qene informatori i UDB se per ceshtjen kunder kosoves,per shtepine e verdhe qe akuzoje UCK si kriminele qe vidhnin organe,bashke me familjene berishes,goce dhe dhender! Do me mbulu diellin me shoshe! Nji qe ka prova dhe e do shqiperine ,nuk pret 33 vjet qe ti kallzoj ne drejtesi! Turpi te mbulofte!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 20/02/2024 11:44

    Ti je ber si barcalet o dule

    Përgjigju
  • kasapi: 20/02/2024 10:50

    Thoi Rames te flasi me Vucicin dhe te fusin emrin e Berishes. Se harrova po me Ilir Meten qe tronditi aq shume Linditen car bete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë