Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha ‘thumb’ Berishës: Në opozitë e trajtojmë si ditë proteste, në qeveri u mjaftuam me disa fjalë përkujtimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 33-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në një aktivitet, ku mori pjesë edhe studiuesi Bernd Fischer që u bashkua nga SHBA.

Kjo ditë të rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, Basha tha se ka një domethënie të madhe për shqiptarët por edhe vetë demokratët. Më tej ai shtoi se ka ardhur koha që kësaj dite t’i jepet vendi që i takon në histori. Ai shtoi se PD është sjellë me dy standarde me këtë ditë, kur ishte në qeveri mjaftohej me disa fjalë përkujtimore, ndërsa në opozitë e sheh si ditë proteste, një thumb ky që duket si për Berishën në arrest shtëpie, i cili ka thirrur sot një protestë.

“20 shkurti është një datë me një domethënie të madhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Është e tillë dhe për Partinë Demokratike, ndonëse sjellja jonë si formacion politik në raport me 20 shkurtin ndryshon në varësi të një faktori të rëndësishëm, por edhe domethënës. Ndryshe sillet PD me 20 shkurtin kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë. Pothuajse pa përjashtim kur Partia Demokratike është në opozitë, e konsideron 20 shkurtin një ditë për të protestuar, ndërsa në qeverisje mjaftohemi me disa fjalë përkujtimi dhe nderimi.

Në fakt 20 shkurti ka një simbolikë të madhe që shkon përtej Partisë Demokratike, një simbolikë e cila pret të zbërthehet akoma nga studiuesit të huaj, pse jo dhe shqiptarë. Ndaj dhe e mirëpres dhe inkurajoj këtë aktivitet dhe të tillë si ai për të filluar për ta zhveshur dhe çmitizuar 20 shkurtin dhe datat të ngjashme me 20 shkurtin dhe për t’i dhënë vendin që i takon objektivisht në histori. Jo vendi që i caktojnë interesa të momentit politik.

Për një kohë të gjatë, Partia Demokratike dhe 20 shkurti kanë qenë të pandarë për një shkak të vetëm. Sepse për ne vrasja e frikës simbolizohej nga kjo datë dhe kjo datë simbolizonte përmes vrasjes së frikës edhe rolin vendimtar të njerëzve në shkallmimin e imazhit të frikës siç ishte shtatorja e Enver Hoxhës në mes të sheshit qendror të kryeqytetit. Por, kurrë nuk u ndalëm të analizojmë se cilat ishin shkaqet e kësaj frike dhe nëse bashkë me shtatoren I rrëzuam këto shkaqe njëherë e përgjithmonë. Nuk ka njeri në këtë sallë apo jashtë kësaj salle të mos jetë në gjendje të artikulojë shkaqet e frikës”, tha Basha.

E pikërisht shkëputjen nga komunizmi e dikatura, Basha tha se PD nuk duhet t’ia kërkojë vetëm kundërshtarit socialist, por duhet ta nisë nga vetja.

“Padiskutim është e lehtë dhe e udhës për Partinë Demokratike në opozitë të drejtojë gishtin tek kundërshtari politik si një formacion i cili mbart me vete jo vetëm barën e rëndë të trashëgimisë të partisë së punës së Shqipërisë, arkitektes së diktaturës. Dhe këtë e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë sepse është detyra jonë. Por detyra jonë më 20 shkurt është brenda një vështrimi introspektiv, prat ë shohim brenda vetes tonë. Kemi me të drejt me veten kapitalin e 20 shkurtit, e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, sepse me të drejtë ata që e bënë këtë ishin në masë mbështeteës të opozitës, mbështetës të PD, e cila më shumë sesa një parti ishte një front I gjerë I njerëzve jkundër diktaturës. Por kemi brenda nesh peshën e rëndë dhe akoma të painspektuar në mënyrë objektive të mosçrënjosjes së frikës. Madje të flirtimit dhe shpeshherë të përdorimit të frikës për të arritur qëllimet tona politike, në veçanti gjatë administrimit të pushtetit", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Do kërkojmë hapjen e dosjeve të KGB-së dhe UDB-së, të zbulohen emrat e spiunëve


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë