TIRANE- Në mbledhjen e djeshme të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se forca politike që ai drejton do të vijojë, që të lëshojë akuza ndaj zyrtarëve të shtetit që kanë akuza apo precedent penal. Por Basha në fjalën e tij nuk përmendi se nga i ka ardhur i gjithë ky informacion duke lënë të kuptohet se dosjet e personave që kanë pasur precedentë penale i janë dhënë PD-së nga vetë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Dy ditë më parë burime nga SHISH thanë se këto informacione kanë mbërritur që para një muaji në zyrën e Berishës dhe janë përzgjedhur ata drejtues që garantojnë goditjen e shpejtë ndaj mazhorancës për të bërë publike dosjet e tyre.
Por Basha në fjalinë e tij theksoi se këto publikime të bëra nga opozita janë raste flagrante për inkriminimin e eksponentëve të lartë të administratës publike. “Të denoncuarit me fakte nga opozita, po japin dorëheqjen dhe mirë bëjnë. Nuk ka dyshim se emërimi i tyre është bërë në kundërshtim me ligjin, rregullat dhe kriteret. Emërimi i tyre provon falsitetin e meritokracisë që predikon qeveria Rama-Meta. Jo meritokracia, por krimokracia është e reja që kanë sjellë. Dhe kjo duket qartë edhe në qëndrimet që mbajnë, duke u mjaftuar me heshtjen vetëkompromentuese për dorëheqjet e atyre që kap me fakte opozita”,- tha Basha në fjalën e tij.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com