Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha, që tha sot se projekti për ndërtimin e pallateve te Astiri, është dhënë për mikun e Ballës.

Në një reagim në Twitter, Balla pyet Bashën për taksën e papaguar të ndërtimit tek apartamenti i tij tek Liqeni. (Lexo këtu), si edhe për Benzin e kompanisë Victoria Invest, që sipas dokumenteve ka një vlerë rreth 53 mijë euro. (Lexo këtu).

Balla shkruan:“Artist!

Që i kishe dhënë leje vetes për triplex,mbi tarracën e zaptuar pronë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit e dinim.

Tani del s’paske paguar as taksën 170 mijë lekë, por ja paske mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës.

Me Benzin 53K ishe sot?”.