Dita e 51-të e protestës së banorëve te Unaza e Re/ Basha: Aferë kriminale, u devijua lumi Lana për ish-trafikantin, mikun e Ballës

Dita e 51-të e protestës së banorëve te Unaza e Re/ Basha: Aferë kriminale, u devijua lumi Lana për ish-trafikantin, mikun e Ballës

Banorët duke protestuar te Unaza e Re

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 51-të. Me jelekë ngjyrë portokalli, flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe bilbilë në duar, ata kërkuan dëmshpërblim dhe anulim të projektit. Banorët kërkuanqë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku të ndërhyjë dhe të hetojë këtë projekt që siç e quajnë ata është “vjedhje”.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Basha përmendi sërish cështjen e devijimit të lumit Lana, si edhe iu bëri thirrje mediave dhe drejtuesve, që në orën kur nis protesta e banorëve të Astirit të mbajnë ekranet hapur për ta. Basha tha se u devijua Lumi për projektin e Edmond Begos, që është mik sipas PD me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla.

“Kemi besim tek drejtësia amerikane. Kërkojmë lirimin e Ilirit dhe të Danielit. Kërkojmë dëmshpërblim 100% nga shteti. Të anulohet projekti, kjo është vjedhje”,-kanë thënë banorët.

Banorët kanë bllokuar sërish për disa minuta rrugën që të çon tek Unaza e Re, si dhe kanë forcuar thirrjet se protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
Basha thirrje mediave: Kryeredaktorët të hapin ekranet për banorët e Astirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përkrah banorëve të Astirit, iu bëri thirrje kryeredaktorëve të të gjitha mediave që të mbajnë hapur ekranet gjatë kohës që zhvillohet protesta e banorëve të Astirit.

Basha tha: I bëj thirrje kryeredaktorëve të hapin ekranin gjatë gjithë kohës së protestës. Unë jam këtu dhe sa herë që unë vij fillon transmetimi live, por transmetimi live kur këta banorë shprehin nga zemra atë që ndjejnë prindërit në prag festash ku në vend që të ndezin tavolinën, në vend që të gëzojnë këta vogëlushë vijnë dhe protestojnë ditë për ditë këtu. Këtë ndjeshmëri nuk duhet ta heqim nga ekranet, këtë ndjeshmëri duhet ta shohin gjithë shqiptarët se përndryshe ata që marrin vendimin t’i heqin nga ekranet protestuesit, të heqin zërin e tyre, të heqin vuajtjet e tyre i bëjnë një shërbim të keqes dhe bëhen palë me hajdutët.

Ora 18:14
Basha me banorët e Astirit: Projekti i Unazës, aferë kriminale. Zhvendoset lumi për ish-trafikantin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sërish sot te protesta e banorëve të Astirit. Basha tha se projekti për ndërtimin e Unazës të Madhe të Tiranës është një aferë kriminale dhe korruptive.

Pjesë nga deklarata e Bashës:
Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut. Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt. Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha. Akte të tilla korruptive, si ky që zhvendos lumin e Lanës, ndaj kjo betejë është simbolike.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 23/12/2018 18:52

    U merzita duke pare hajdutet qe dalin ne mbrojtje te zaptuesve te tokes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën